Home / Politika / Përlepnica mbështet fuqishëm PDK dhe kandidatët e saj nga Gjilani
pdk_Perlepnice

Përlepnica mbështet fuqishëm PDK dhe kandidatët e saj nga Gjilani

Gjilan – Qytetarët e Përlepnicës sot dhanë mesazhin që shumë vite janë përcaktuar për subjektin që do ta mbështesin dhe nuk janë në mëdyshje as për këto zgjedhje.

Në mbledhjen e nëndegës së Përlepnicës morën pjesë edhe dy nga deputetët e kandiduar nga partia më e madhe në vend dr.Salihe Mustafa dhe Zenun Pajaziti, ndërsa kandidatët tjerë për shkak të angazhimeve nuk mund të ishin prezent.

Dr.Salihe Mustafa përshëndeti pjsmarrjen masovike të aktivistëve të PDK-së për mbështetjen e madhe që i kanë bërë gjithmonë PDK-së,dhe tha se me këtë masovitet po e vulosni fitoren e “Misionit të ri”. Ajo paraqiti në hollësi proramin që paraqet  Misioni i Ri dhe ftoi që ta përkrahin PDK- në e cila ju padyshim që do të jetë e para në vend..

Ndërsa Zenun Pajaziti tha se Përlepnica ka pasur veprimtar gjithmonë dhe është drejtuar gjithmonë në rrugën e drejt së pari drejt çlirimit të Kosovës e pastaj duke e përkrahur formimin e shtetit.

Banorët e Përlepnicës premtuan që do ti përkrahin kandidatët e tyre,dhe thanë se edhe kësaj rradhe PDK do të del e para në Përlepnicë sikur qysh ka bërë qe 14 vite. thuhet ne Komunikaten e leshuar nga Zyra për informim e PDK- së, Mimoza Shkodra- Bislimi. /RadioRINIA/