Home / Politika / Mustafa e Pajaziti uruan qytetarët e Gjilanit
foto viti i ri

Mustafa e Pajaziti uruan qytetarët e Gjilanit

Gjilan – Edhe në prag të këtij viti, toka në rrotullimin e saj, me vete bartë pa dyshim të mirat njerëzore, andaj deputetët nga radhët e PDK- së së Gjilanit Salihe Mustafa dhe Zenun Pajaziti në një koktej rasti falenderuan dhe uruan potencialin e madhe qe ka PDK ne Gjilan.

Deputetja nga Gjilani Salihe Mustafa falenderoi të pranishmit për përkrahjën dhe kontributin që i’u dha PDK- së me vite dhe uroi gjithashtu për solidaritet dhe mirqenje për të gjithë qytetarët e Anamoravës dhe Kosovës në përgjithësi, “ Gëzuar 2015 dhe solidariteti dhe suksesi mbizotëroftë tek të gjitha shtresat në Kosovë” përfundoi znj. Mustafa.

Pas një një falenderimi të sinqertë të gjithë antarësisë deputeti Zenun Pajaziti tha se PDK është partia e parë dhe më e madhja në vend dhe ne në vazhdimësi do të tregojmë seriozitetin që e kemi dhe të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë. Gëzuar dhe uroj që viti 2015 të jetë edhe më i mbarë për qytetarët e Kosovës. /RadioRINIA/