Home / Politika / AAK: Fëmijët në shkolla të Prishtinës, e me u bë kryetar i Gjilanit, këtë nuk e lejon qytetari i Gjilanit
15841

AAK: Fëmijët në shkolla të Prishtinës, e me u bë kryetar i Gjilanit, këtë nuk e lejon qytetari i Gjilanit

Arbëria njihet si lagjja me numrin më të madh të banorëve, gjegjësisht votuesve, lagje e cila konsiderohet edhe si përcaktuese e fituesit në Gjilan, ngjashëm sikur Gjilani që është përcaktues i fituesit në nivel nacional, thonë drejtues të AAK-së së Gjilanit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, mbajti takim mobilizues edhe me strukturën e nëndegës saj në lagjen Arbëria. Në këtë takim u bë prezantimi i kandidatëve për asamble komunale nga kjo lagje, Shefqet Ajeti, Avdyl Ibishi dhe Arlind Vokshi.

Ardian Foniqi, kryetar i shtabit zgjedhor të nëndegë “Arbëria”, tha se “është momenti që ne të mobilizohemi për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, sepse është nevojë urgjente për Gjilanin, për qytetarët që të ketë udhëheqje e cila punon për tē mirën e përgjithshme dhe jo për të mirën e grupimeve dhe individëve. “Arbëria ka shumë probleme me të cilat ballafaqohemi ne si qytetarë, jemi munduar të paraqesim problemet tona para institucioneve, porse nuk kemi pas përfaqësim në kuvendin komunal”, tha Ardian Foniqi.

Shefqet Ajeti, kandidat për asamble komunale nga kjo lagje, përmendi problemet që lagjja “Arberia” bartë mbi supe tani e shumë vite. “Ambulanta në lagjen “Arbëria” nuk punon njëzetë e katër orë, ani pse nga kjo lagje ishte edhe ministri i shëndetësisë në qeverinë e kaluar. Unë do të jem zëri juaj në institucionet e komunës së Gjilanit, do të jem bartësi i kërkesave tuaja dhe këmbëpulës në realizimin e tyre. E them me përgjegjësi të plotë se me Rexhep Kadriun kryetar të Gjilanit, jo vetëm “Arberia” por i tërë Gjilani si komunë do të duket ndryshe”, tha Shefqet Ajeti.

Avdyl Ibishi kandidat për asamble komunale po nga kjo lagje, shpërfaqi një kërkesë imediate për banorët e “Arberisë”. “Ju e dini se lagjja jonë ka tetëmbëdhjetë mij banorë dhe nuk ka Postë, nuk ka njëzetë e katër orë shërbime shëndetësore, nuk ka infrastrukturë rrugore adekuate për persona me aftësi të kufizuar. Prioritet imi është mos me gënjye qytetarin”, tha Avdyl Ibishi.

Rexhep Kadriu, kandidat për kryetar tē Gjilanit tha se “Arbëria” është e njohur për mua, sepse gjatë rrugës sime politike dhe institucionale, kemi frymua bashkë, kemi bashkëndje për problemet e kësaj lagje, dhe bashkërisht kemi bërë shumë punë këtu e shumë brenga të qytetarëve i kemi largua. “Për me u ballafaqua me problemet tuaja, të gjithë qytetarëve, për çdo ditë, për çdo orë, kryetari i Gjilanit duhet me jetua në Gjilan, të veproi këtu dhe të jetë ditë e natë me juve. Kundërkandidatët e mi nuk mund të bëhen kryetar të Gjilanit, sepse fëmijët i kanë në shkolla të Prishtinës, dhe ata jetojnë në Prishtinë. Ata nuk kanë mundësi të jenë me ju, sepse vetëm pak orë në ditë do ti shihni në Gjilan, sepse vendbanim e kanë kryeqytetin, e kanë Prishtinën”, tha Rexhep Kadriu.

Ka përfundua epoka e kryeministrave që ikin nga qytetarët, që nuk e kanë guximin me pa ne sy popullin. “Kosova ka një kryeministër i cili është i njohur për punë, angazhim dhe sinqeritet. Në qeverinë Haradinaj Gjilani zë vend të rëndësishëm, sepse Ramushi Kosovën e do cep më cep kufijve, jo vetëm atje ku ka vota, andaj me kryeministrin Haradinaj, dhe udhëheqjen e Gjilanit nga ne, qytetarët e Gjilanit nuk do të kenë ankesa për ambulanta, për çerdhe, parqe, shteg për persona me aftësi të kufizuar. Arbëria do të bëhet lagje moderne, jo vetëm pse ne e themi, porse e meriton kjo lagje, e meriton Gjilani një qeverisje ndryshe, një qeverisje e cila mendon, projekton dhe realizon projekte në të mirë të qytetarëve, dhe këtë e kam dëshmuar në bashkëqeverisje në Gjilan në cilësin e e nënkryetarit të Gjilanit”, përfundoi Rexhep Kadriu, kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-s në Gjilan. 321 231

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,