Home / Politika / AAK: Jemi të pasur me xehe dhe minerale
AAK_Gjilann

AAK: Jemi të pasur me xehe dhe minerale

Gjilan – Kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së në Gjilan, sot kanë mbajtur tubimin e radhës me banorë të nëndegëve në Qendër, Dhe të Bardhë dhe lagjet Reshat Ymeri.

I para para kësaj mase foli Ahmet Isufi, i cili tha se sot po festohet Drejtimi i Ri për Kosovën dhe fitorja e madhe e AAK-së.

aak_gjilan

“Aleanca ka programin më të mirë, strukturën më të mirë të kandidatëve, njerëazit me të cilët do ta drejtojë Kosovën drejt zhvillimit, njerëz që do të hapin perspektiva për ditë më të mira për cdo qytetarë. Ne jemi një vend që kemi energji që flen në tokë, por prapë kemi mungesë të energjisë elektrike. Jemi të pasur me xehe dhe minerale, por prapë jemi të papunë, kemi konfiguracion territorial të dobishëm për tu vënë në funksion, por prapë kemi toka të papunuara, prandaj duhet ti japim rrugë Drejtimit të Ri, në mënyrë që të nisim një të ardhme të sigurtë për të gjithë ne”, ka thënë Isufi.

Ai njëherit ka thënë se duhet ta votojmë AAK-në, nëse duam që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë më e mirë. 

Magbule Shkodra ka thënë se e shqetëson fakti qe kudo që shkonë i sheh preukopimet dhe shqetësimet e njerëzve.

“Nuk mund ta lejojmë këtë qeverisje të vazhdojë t’ia bëjë vendit tonë atë që I ka bërë deri më tani. Duke u nisur nga shëndetësia, si një sferë bazike për cdo qytetarë tanë, e për të cilën kërkohen pagesa ektra nga qytetarët për kryerjen e shërbimeve, e më pastaj duke kaluar edhe tek cështja e PTK-së, asetiti tonë më të mdh, që po nëpërkëmbet dhe po shfrytëzohet për interesa personale. PTK-ja është e imja, e juaja e gjithë Kosovës, prandaj duhet ta votoni programin e Aleancës , i vetmi që premton stabilitet dhe kthim në jet të këtij gjiganti tonin”, ka thënë Shkodra.

Fehmi Fetahi, ndërkaq nështë ndërlidhur me ngecjen ekonomike që ka pasur vendi jonë.

“Kosova po përballet me një shkatërrim ekonomik të vendit dhe si faktorë kryesor I kësaj janë pikërisht bankat të cilat ofrojnë kamata të larta dhe pamundësi për funksionim të rregulltë të bizneseve në Kosovë. Këto kamata krahasuar me vendet evropiane kanë një diferencë tejet të madhe, prandaj unë ju bëjë thirrje që të votoni Ramush Haradinaj për kryejministër, sepse unë jam I sigurtë që pos që do të ketë jetë më të mrië për qytetarët, do të ketë edhe kushte më të përshtatshme biznesore”, ka thënë Fetahi.

Drita Maliqi-Zunce ka thënë se ndër vite ajo ka luftuar dhe është përpjekur për mbrojtjen e të drejtës së gruas dhe fëmijëve.

“Në listën e Aleancës kemi njerëz të dëshmuar sin ë luftë sin ë menaxhim të institucioneve, të cilët janë të aftë dhe dijnë ta qojnë vendin tonë përpara. Prandaj ju bëjë thirrje sot, që njëherë e përgjithmonë ti themi stop kësaj keq-qeverisje dh eta bëjmë ndryshimin bashkë me Ramush Haradinaj”, ka thënë Maliqi-Zunce.

Ndërkaq Nijazi Idrizi ka folur për keq-qeverisjen në Kosovë në këto vitet e fundit, të cilat i quajti vite të humbura që do të na kushtojnë shumë në të ardhmen.

“Kosova ka potencial, ka resurse si natyrore, intelektuale e profesionale, ka minerale të shumta, ka aftësi për prodhimin e energjisë ekologjike, kaaftësi për prodhimin vendor të ushqimit, kemi alternative të shumta të pasurimit të shtetit, prandaj ashtu sic kemi ditur të hedhim gurë në një kohë në drejtim të policisë serbe, tani është koha që me votë ti hedhim poshtë këta që na shkatërruan vendin tonë”, ka thënë Idrizi.

Në fund, ka folur edhe Rexhep Kadriu, i cili ka thënë se ndihet i vogël karshi veprës së madhe të Nuhi Berishës, Rexhep Malës, Reshat Ymerit, Agim Rashitit, të cilët kanë bërë vepër të pavdekshme për vendin tonë dhe të cilët i japin guximin dhe krenarinë që ti thotë Hashim Thaqit është koha të shkoshë në opozitë.

“Është koha që të trokasim derë më derë, të kërkojmë votën sepse kemi një program qeverisës me të cilin argumentojmë se jemi të përkushtuar të punojmë për vendin tonë. Është koha të votojmë për liderin e madh që e ka Kosova, e ai është Ramush Haradinaj, njeriu që e ka dëshmuar miliona herë deri më tani se është I gatshëm të flijohet për Kosovën tonë”, ka thënë Kadriu.

Ky tubim është përcjellë nga një numër masiv I qytetarëve të cilët e dëshmuan haptazi përkrahjen e tyre për AAK-në. /RadioRINIA/