Home / Politika / AAK: ka shpalosur programin qeverisës “Drejtim i Ri”
aak_gjilan

AAK: ka shpalosur programin qeverisës “Drejtim i Ri”

Gjilan – AAK në Gjilan sot ka bërë bashkë banorë të Livoqit të Ulët, Livoqit të Epërm, Cernicës, Kravaricës, Gumnishtes, Vrapqiqit, Ramiz Cernicës dhe Lot Vakut, në tubimin e radhës të mbajtur në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale 2014.

1890977_572908596163259_3561369504096873787_n

Në këtë tubim, kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, kanë shpalosur programin qeverisës të Aleancës “Drejtim i Ri”.

Fehmi Fetahi, afarist dhe biznesmen ka thënë se ai nuk dëshiron të premtojë, sepse deri më tani e ka dëshmuar se ka vepruar, punuar dhe investuar në Kosovë.

“Ajo cfarë më mundon më së shumti është ngecja ekonomike që Kosova ka pësuar viteve të fundit. Me një ekonomi kaq të paqëndrueshme dhe me një shkatërrim të till të saj, edhe bizneseve i bëhet pothuajse i pamundur funksionimi, duke përfshirë këtu edhe kamatat e larta që bankat në Kosovë ofrojnë”, ka thënë Fetahi.

Ai më tej ka thënë se do të punojë për të sjellë reforma në arsim, sepse edukimi duhet të ec në hapë me atë që zhvillohet edhe në vende Evropiane.

Drita Maliqi-Zunce, candidate nga radhët e LDD-së, ka thënë se ajo është bërë pjesë e listës së Aleancës, sepse bezon në Zot, beson në liderin Ramush Haradinaj dhe se beson fuqishëm në Drejtimin e Ri.

“Gjithë cfarë i duhet një qytetari duke filluar nga një jetë e mirë dhe dinjitoze, kushte të përshtatshme dhe respekt i kam gjetë vetëm në këtë program, të hartuar nga ekspertë që e marrin me seriozitet cdo preukopim të qytetarit. Prandaj, ju bëjë thirrje që të votoni Ramush Haradinaj për kryeministër dhe me besa-besë të fitojmë kësaj radhe”, ka thënë Maliqi-Zunce.

Magbule Shkodra, kandidatja tjetër femër nga radhët e AAK-së, ka thënë se është kthyer në vitin 2007 në Kosovë, sepse ka besuar se njerëz si ajo ka shumë në Angli, ndërsa Kosova ka më shumë nevojë për kuadro të atilla.

“Unë besojë se mund të bëjë dicka më shumë për vendin tim dhe besoje se nga lart, nga Parlamenti i Kosovës do të jem pjesë e vendimmarrjes. Jam bërë pjesë e Drejtimit të Ri, sepse është i vetmi program qeverisës që ofron plan konkret ndaj qasjes në PTK-në, kontribuesi kryesor i bruto produktit në vendin tonë, i shkatërruar dhe i keqpërdorur deri më tani. Aleanca ka një qasje ndryshe ndaj një kompanie kaq të madhe publike  , ta ndihmojë atë të forcohet, ti rriten vlerat”, ka thënë Shkodra.

Nijazi Idrizi ka folur për mungesën e ujit të pijshëm që sipas tij është problem tejet shqetësues për të gjithë.

“Ne kemi kapacitete që të prodhojmë në Kosovë dhe jo të marrim nga jashtë, sepse ikja e parave jashtë shtetit nuk gjeneron vende pune. Prandaj, me ardhjen e Aleancës në pushtet ne do të ofrojme subvencione dhe grante dhe do ta nxjerrim nga kriza e madhe ekonomike vendin tonë. Gjithashtu do të punojmë që ti shpërblejmë fermerët tanë dhe ti sjellim edukimin në vendet ku ata punojnë”, ka thënë Idrizi.

Ahmet Isufi, ka thënë se Drejtim i Ri, do të thotë zhvillim i ri, ndryshim i jetës sonë, ecje përpara dhe integrim.

“Ky program qeverisës është i bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës.  Është program i bazuar në vijë të drejtë të përcaktimit të së ardhmes tonë. Ne do të dalim fitimtarë nga kjo rrugë, sepse e kemi garniturën më të mirë jo vetëm në Gjilan porn ë gjithë Kosovën. Deri më tani e kemi dëshmuar se ne nuk premtojmë, por garantojmë dhe me Ramush haradinaj kryeministër ne ju garantojmë zhvillimin e vendit. Sepse ne kemi në mesin tonë mendje të kthjellët, guxim dhe vision dhe do të dalim fitimtar”, ka thënë Isufi.

Dhe në fund, ka folur edhe Rexhep Kadriu, duke thënë se drejtimi I ri tash po fuqizohet, sepse po punohet për ta quar Ramush Haradinaj kryeministër.

“Mungesa e liderit Ramush Haradinaj dhe puna e 100 ditëshit të tij, na japin fuqi që të ecim kokë lartë përpara. Na japin fuqi që t’ia kthejmë borxhin duke e votuar dhe duke e bërë kryeministër. Lista më e mirë e kandidatëve që ka Gjilani, do ta bëjnë punën më të mirë për ju, sic e kemi dëshmuar dhe po e dëshmojmë edhe tani me bashkëqeverisjen tonë. Tani ju i keni hapur një derë vetes në komunën e Gjilanit, ndërsa keni rastin që më 8 qershor ti hapni vetes derë edhe në Qeverinë e Kosovës. Unë i thëmë Hashim Thaqit, i cili e solli Gjilanin tonë në këtë gjendje se ky është misioni jot i fundit, nuk ka më mission tjetër sepse ka Drejtim të Ri”, ka thënë Kadriu.

Ai më tej ka folur edhe për prioritetet e këtij regjioni, duke treguar për kohën kur do të nisin punimet në rregullimin e trotuareve, kanalizimit dhe shtratit të lumit.

Në këtë tubim, kanë marrë pjesë qytetarë dhe anëtarë të strukturës së AAK-së në Gjilan. /RadioRINIA/