Home / Politika / Abazi: Qeverisja Haziri si qeverisja sovjetike e Jelcinit
Sahit_Abazi_gjilan

Abazi: Qeverisja Haziri si qeverisja sovjetike e Jelcinit

Shefi i grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së në Gjilan, Sahit Abazi duke komentuar punën gjashtë mujore të kryetarit të komunës Lutfi Haziri, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se ky kryetar ka thyer premtimet e veta, ndërsa e ka atakuar për punësime, siç u shpreh ai, të paligjshme dhe të politizuara duke u krijuar mundësi punësimi njerëzve të LDK-së.

Ai ka rikujtuar premtimet e Hazirit përgjatë fushatës për depolitizimin dhe dekoncentrimin e administratës, porse, Abazi mendon se ky kryetar, sot kur ka e pushtetin, po e bënë pikërisht të kundërtën.

Abazi ka përmendur rastin e disa të punësuarve tani së fundi, emrat e të cilëve i ka përmendur edhe në kuvend, që sipas tij, ata kishin festuar kaherë, ende pa u hapur konkursi i punës, pasi kishin siguri që kreu i komunës do të i punësoj, ani pse konkursi ishte publik dhe mund të konkurronin edhe të tjerë.

“E keqja e madhe e gjithë kësaj është se edhe shumë të interesuar të tjerë për këtë konkurs publik, të cilët ishin të shkolluar e me nivele akademike janë shfrytëzuar vetëm për të përmbushur normat e konkursit. Komuna ju ka borxh shumë këtyre konkurruesve sepse pikë së pari ju kanë humbur kohën e çmuar dhe një konkurs i tillë i ka fyer moralisht” shprehet Abazi, për të shtuar se disa punësohen pa konkurs fare, e disa as që ftohen në intervistë.

Ai përmend rastin e Kosovare Ademit, që sipas Abazit, pati fatin e tillë dhe se edhe pse kjo bijë e dëshmorit kishte konkurruar për tre pozita të punës, ajo as që është intervistuar fare.

“Ky kryetar, dikur akuzonte qeverisjen e PDK-së si qeverisje aziatike , sot ai po qeveris me metoda sovjetike, sikur qeveriste Boris Jelcinit me Rusinë në vitet e 90-ta”, shprehet tutje Abazi.

Ndryshe, Abazi u shpreh se përderisa kryetari i komunës së Gjilanit po i punëson njerëzit e LDK-së, së paku le të shikon që ata t’i përmbushin normat ligjore dhe të jenë në nivelin e duhur.

“Kryetar i Gjilanit Lutfi Haziri, qytetarët ju kanë votuar në bazë të premtimeve elektorale, mbani ato e mos i zhgënjeni kaq shumë, sikurse që jeni duke bërë deri tani”, ka dhënë këtë porosi për kryetarin e komunës, shefi i grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së në Gjilan, Sahit Abazi. /RadioRINIA/

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,