Home / Rreth Nesh
RadioRINIA

Rreth Nesh

Radio Stacioni i Pavarur “Radio Rinia” u themelua me 30.06.1999

Radio Stacioni i Pavarur  “Radio Rinia” ka mbushur  (16) vite që me sukses kryen veprimtarinë e vetë Informative, Edukative, Kulturore dhe  Argëtuese, në Komunen e Gjilanit, Kosovë dhe jashtë saj. Që nga ditët e para të fillimit të punës së saj, Radio “Rinia” u bë zë i fuqishëm i rinisë Shqiptare dhe zë i popullit Shqiptarë. Ajo, gjatë 24 orëve të programeve ditore, i hapi dyert për të gjithë ata qe kishin njohuri ne ket drejtim.

Krahas rolit informative, argëtues, Radio “Rinia” shumë shpejt u bë edhe gurëthemel i shkollës së pare të gazetarisë në Anamoravë, nga se Brenda nje kohe të shkurtër mblodhi rreth vetes shumë , të rinj, e të reja, talentë dhe mjeshtër të mprehtë të penava të pa afirmuara, bashkëpunëtorë nga të gjitha lëmit e arteve, kulturës, traditës, humorit, me të cilët për qdo ditë e më shumë begatonte programin dhe emisionet e veta.

Nuk pushonin dot, as emisionet muzikore, argëtuese, humoristike, këshilla mjekësore, pedagogjike, tryeza, debate… Me një fjalë, ky medium shumë shpejtë u bë strumbullar dhe arenë e gjithmbarshme popullore. Ishte dita e Mërkurë, e datës 30 Qershor të vitit 1999, dita kur u be hapja e “Radio Rinis”.

E veqanta e këtij mediumi public elektronik, si medium I pare informative në gjuhën shqipe, në Kosovën e lire demokratike, është fakti që madhëron edhe më shumë këtë medium, nga se u pagëzua me një emertim të pastër të gjuhës shqipe: Radio “Rinia”, që është një simbolikë se ky medium në rend të pare I dedikohet rinisë shqiptare, nga se dihet mirëfilli se bota dhe e ardhmja jonë i takon gjithmonë rinisë! “Radio Rinia” transmeton program ditor-fojorë gjatë 24 orve ne frekuencat, 98.4 MHz FM /ST. dhe Internet:  www.radiorinia.com,  Facebook:, Radio Rinia Gjilan, Satelit për mes Diaspora TV- Radio Rinia Live.11259504_816227451800143_1303998335841058320_n