Home / Politika / Ahmeti krahason qeverisjen Mustafa-Thaçi me atë Millosheviq–Sheshel
SHPEND-AHMETI_850147

Ahmeti krahason qeverisjen Mustafa-Thaçi me atë Millosheviq–Sheshel

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh të martën se kur pushtetet humbin legjitimitetin demokratik atëherë fillojnë të përdorin dhunën, frikën, propagandën dhe masat e dhunshme.

Ai thotë se në vitin 1998, Serbia kishte krijuar qeverinë e unitetit nacional për tu përballur me luftën në Kosovë dhe në atë qeveri u bashkuan Millosheviqi me Sheshelin, ndërsa mjetet kryesore të pushtetit ishin dhuna, frika, propaganda dhe masat e dhunshme

Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

“Në vitin 1998, Serbia kishte krijuar qeverine e unitetit nacional për tu përballur me luftën në Kosovë. Në atë qeveri u bashkuan Millosheviqi me Sheshelin.

Mjetet kryesore te pushtetit ishin dhuna, frika, propaganda dhe masat e dhunshme.

Pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojne të përdorin këto mjete. Aktivistet e partive opozitare me fokus në VV po ndalohen në postblloqe, po arrestohen në çdo kënd e të tjerët po mbahen në burg.

Propaganda po bëhet e tmerrshme. “Sulme terroriste në vendtubime”, i janë gjetur dinarë aktivistit të VV” janë vetëm disa nga storiet propaganduese që po i ndërtojnë.

Në ndërmarrje publike po shkojnë njerëz duke thënë që prej sotit ata janë drejtorë duke i frikësuar punëtorët.

Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma”./RadioRinia/