Home / Politika / Ahmeti paralajmëron rregulla të reja brenda administratës së Komunës
ahmeti-paralajm-euml-ron-rregulla-t-euml-reja-brenda-administrat-euml-s-s-euml-komun-euml-s_hd

Ahmeti paralajmëron rregulla të reja brenda administratës së Komunës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook ka bërë publike reformat në funksionimin e administratës në Komunën e Prishtinës, të cilat do të fillojnë nga 11 qershori.

Ahmeti ka shkruar se “Tani të gjithë qytetarët të gjitha obligimet do t’i kryejnë në një sportel ndërsa secili punëtor i administratës do të ketë uniformën e tij me emër dhe mbiemër”.

“Dje në Komunën e Prishtinës organizuam një konferencë për shtyp për implementimin e reformave të mëtutjeshme në administratë/ofiqari, por për shkak të fatkeqësisë në Kastriot nuk lëshuam komunikatë.

Vetëm disa nga reformat të cilat fillojnë me 11 qershor.

1. Orari I punës me palë deri në fund të shtatorit do të jetë çdo ditë prej 08:30 – 17:30 e të shtuneve prej 09:00 deri në 12:00. Shpresojmë kjo të lehtësojë edhe punën me kërkesat e diaspores gjatë verës.

2. Instalimi I que management system, me sistem te biletimit. Hyrja për qytetarë do të jetë hyrja kryesore dhe pas marrjes se informatave se cilat dokumente nevojiten merret bileta me numër dhe pritet në ulëset e reja deri në thirrjen e numrit. Pa u thirr numri nuk mund të kalohet tek sportelet.

3. One stop shop. Të gjitha veprimet do të kryhen ne një sportel pa shetitur nëpër komunë për pagesë e për vule.

4. Çdo punëtor me palë do të ketë uniformën dhe emrin që shihet qartë. Kemi aprovuar kodin e mirësjelljes që do të aplikohet dhe në këtë mënyrë përmirësojmë edhe shqyrtimin e ankesave ndaj shërbimit në komunë.

Këto dhe shumë të tjera do ti paraqesim në një komunikatë sot më vonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.