Home / Politika / Ajvazi: Të gjitha shkollat në Komunën e Gjilanit janë të furnizuara me lëndë djegëse
ramadan ajvazi

Ajvazi: Të gjitha shkollat në Komunën e Gjilanit janë të furnizuara me lëndë djegëse

Gjilan – Lidhur me kritikat e pabaza të opozitës në Gjilan, kinse ‘nxënësit në shkolla po mërdhijnë nga të ftohtit’, ka reaguar Ramadan Ajvazi, anëtar i Komisionit komunal për furnizim të shkollave me lëndë djegëse. Në reagim thuhet:

“Për hir informimit të drejt të opinionit publik, dëshiroj t’i demantoj disa zëra të frustruar nga qarqet opozitare lidhur me furnizimin e shkollave me lëndë djegëse.
Si komision komunal për furnizim të shkollave me lëndë djegëse, ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e komunës së Gjilanit janë të furnizuara mjaftueshëm me lëndë djegëse.

Prandaj, deklarimet e opozitës në Gjilan kinse ‘nxënësit po mërdhijnë nga të ftohtit’ janë të pabaza dhe si të tilla dashakeqe, duke tentuar dezinformimin e opinionit publik.

Një rast eklatant i instrumentalizimit të nxënësve për krijimin e një hutie të opinionit ndodhi para pak ditësh nga qarqe opozitare, ku u inskenuan batanijet në shkolla ‘kinse nxënësit po mërdhijnë’, por pavarësisht të gjithave, ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se këto janë gënjeshtra dhe veprime të shëmtuara nga opozita e frustruar në Gjilan sepse të vërtetën e dinë të gjithë qytetarët që kanë fëmijë në shkolla që nga niveli parashkollor e deri tek ai i mesëm i lartë”, thuhet në reagimin e Ramadan Ajvazit nga Komisioni komunal për furnizim të shkollave me lëndë djegëse. /RadioRINIA/