Home / Politika / PDK: Akademia e fyerjeve ka emrin LDK-ë
pdk_gjilan

PDK: Akademia e fyerjeve ka emrin LDK-ë

Gjilan – Ne grupi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në Gjilan e vlerësojm se funksionimi i institucionit më të rëndësishëm në komunë ka dalur jashtë binarëve të saj, bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin.

Në Kuvendin  Komunal të Gjilanit nuk ka nivel të udhëheqjes së seancave nga kryesuesja e kuvendit, duke lejuar që punimet në seanca ti shëndërroj në cirke humoristike, ku shfaqjen e bëjnë disa nga këshilltarët komunal të LDK-së, të cilët asgjë nuk i ofrojnë këtij kuvendi pos tregimeve dhe meseleve të cilat paraprakisht i postojnë në facebook dhe vijnë pastaj në séance.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në dy seancat e fundit na ka detyruar të lëshojmë seancat e Kuvendit, sepse nuk ka respektuar statutin e komunës dhe rregulloren e punës së Kuvendit, duke mos na dhënë fjalën asnjëherë disave nga këshilltarët e PDK-së, na u janë bërë fyerje dhe ofendime të vazhdueshme me këto sjellje arrogante.

Edhe dje në seancë jemi fyer rëndë nga dy këshilltarët e LDK-së Avdyl Aliu i cili në vazhdimësi provokon me fjalimet e tij ofenduese si dhe nga Imet Rrahmani i cili duke përdorur  fjalë banale na fyen shumë rëndë neve por edhe vet institucionin e Kuvendit Komunal, harron se në kuvend ka gra, vajza dhe motra te dikujt. Ku edhe pas reagimeve të të gjitha grupeve në Kuvend VV, PDK, LDK, të cilat kërkuan tërheqjen e fjalëve të doktor Imet Rrahmanit, ai duke u munduar të kërkoj falje ai vazhdon edhe më tutje me fjalorin e tij të turpshëm.

Kryetari i Komunës Lutfi Haziri edhe pse është i obliguar të merr pjesë në punimet e Kuvendit Komunal kur ka në rend të punës qështje të rëndësishme sikurse raporti financiar për tremujorin e pare të vitit 2014, ai tarahitet nëpër qytet dhe qendrat tregtare të Gjilanit dhe për 7 orë sa ka zgjatur kjo séance nuk ka mundur të gjejë kohë aspak për të marr pjesë në këtë séance. Por kjo nuk është hera e pare e sjelljes së kryetarit të komunës në këtë formë, sepse edhe tri seancat e tjera, ai menjëherë pas fjalimeve të tija në seanca, ik dhe i lëshon seancat për të mos u kthyer më, për tu ballafaqur me pyetjet e ngritura nga këshilltarët komunal sipas rregullores së punës së Kuvendit.

Sic duket kryetari Haziri është i lodhur nga “kontributi” i madh që ka dhënë nga niveli qendror, ka ardhur në nivelin lokal për tu relaksuar pak, duke mos e ditur që në komunë ka shumë më shumë punë  dhe përgjegjësi.

Pas katër muaj të kësaj qeverisje, Gjilani ka filluar të kthehet mbrapa me zhvillime sikurse në vitet 2005/06, me politizimin e Kuvendit Komunal dhe të gjitha institucioneve tjera, me shkelje ligjore dhe konflikte të interest, me keq qeverisje, nuk ka investime, ka probleme në arsim, ka kërcënime dhe dhunë nëpër shkolla, ka largime në baza partiake dhe të profesionistëve, ka shumë më pak inkasim të të hyrave vetanake, me rritje të shpenzimeve edhe pse thirren për zvogëlim në disa kategori, por në përgjithësi kanë rritje të tyre.

Kjo qeverisje lokale në mungesë të programit të saj qeverisës, në mungesë të vizionit dhe të dijes, po vazhdon ende me fushatë që nga zgjedhjet lokale, duke u marrur vetëm me të kaluarën dhe me shpifje e gënjeshtra të shumta, që i bëjnë për të manipuluar prap publikun dhe qytetarin e Gjilanit.

Ne si grup i këshilltarëve komunal të PDK-së edhe në seancë të Kuvendit kemi bërë thirrje por edhe tani i bëjmë thirrje publike kryetarit të komunës që të lë fushatën e tij më, të mos e politizoj punën e Kuvendit Komunal, të respektojë institucionin e Kuvendit, të respektojë ligjet dhe rregulloret e punës, të largojë kërcënimet dhe dhunën nga shkollat, të rrisë efikasitetin në inkasim për të hyrat vetanake. Sepse qytetarëve të Gjilanit u intereson të punohet në projekte të ndryshme në interes të tyre dhe jo të flitet në interes të tyre për fushata dhe parafushata zgjedhore.

Për këtë periudh të qeverisjes bie në sy organizimet tejet anemike edhe per dëshmorët dhe heronjët e kombit. U organizuan zbeht manifestimet per Agim ramadanin, Betejen e Zhegocit dhe mbrëm Akademia per Dëshmorët edhe pse ishte vit jubilar i 15-ti. shkruan ne reagim Grupi i këshilltarëve të PDK-së KK Gjilan. /RadioRINIA/