Home / Politika / AKR-ja prezanton kandidatët e saj për Kuvendin Komunal të Gjilanit
akr-1

AKR-ja prezanton kandidatët e saj për Kuvendin Komunal të Gjilanit

Aleanca Kosova e Re (AKR) në tubimin e saj në Gjilan ka prezantuar para simpatizantëve dhe qytetarëve të pranishëm, kandidatët e saj për Kuvendin Komunal të Gjilanit, me besimin në fitore dhe në realizimin e objektivave të tyre në zhvillim të Gjilanit dhe prosperitet të qytetarëve të kësaj komune.

Vjollca Gagica – Matoshi, bartëse e listës së kandidatëve të AKR-së, për Asamble Komunale ka thënë në fjalën e saj se, AKR-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar zgjidhje për kërkesat dhe për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Ajo tha se objektivat e AKR-së përqendrohen gjithmonë në kuadër të kërkesave dhe të nevojave të qytetarëve andaj edhe kandidatët për Kuvendin Komunal do të jenë përfaqësuesit më të mirë, e më të duhur për Gjilanin.

Gagica – Matoshi tha se Gjilanit i nevojiten kuadro të reja, njerëz të shkolluar, të devotshëm e që do t’i përfaqësojnë qytetarët, me duar të pastra, e të tillë, siç shtoi ajo, janë kandidatët e AKR-së.

“Fitorja e AKR-së është vizion ynë, e programi ynë i zhvillimit ekonomik, udhëhiqet nga njeriu që diti të krijojë vende të punës, që di si të zhvillohet ekonomia e Kosovës, njeriu që po punon për këtë vend pa u ndalë asnjëherë e ky është Presidenti Behgjet Pacolli”, ka thënë Vjollca Gagica – Matoshi.

Sipas saj, kandidatët e AKR-së në Gjilan do ta japin gjithë dijen profesionale për ta zhvilluar Gjilanin në çdo sferë, andaj edhe ka kërkuar që më 22 tetor qytetari ta mbështetë AKR-në, kandidatët e saj, duke votuar për ndryshime, sepse ajo ka premtuar se kandidatët e tillë do të jemi zë i fuqishëm i qytetarit.

Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i AKR-së, ka sjellë për të pranishmit përshëndetjet e Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, i cili për shkak të angazhimeve shtetërore, siç tha Makolli, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ka pasur obligime dhe nuk ka mund të jetë i pranishëm në këtë tubim.

Por, ai shtoi se pikërisht ky angazhim i Pacollit në punë shtetërore po bëhet për të mirën e qytetarëve, për një jetë më të mirë të tyre, dhe për të na nxjerrë nga kjo geto ku jemi, duke kujtuar kështu që jemi i vetmi shtet që nuk mund të lëvizim pa viza.

Përndryshe, Makolli tha se i vije mirë që është sot në Gjilan ku përkrahja për AKR-në gjithmonë ka qenë e theksuar. Duke iu referuar hyrjes së AKR-së në Qeveri, ai tha se AKR-ja është parti e dinjitetshme, parti me vlera dhe që është meritore për zhbllokim të proceseve, duke vënë interesin e vendin mbi atë partiak.

Ai tha se interesi i Kosovës është mbi të gjitha, andaj edhe presidenti Pacolli i ka lënë anash interesat partiake, nuk është pozicionuar si partitë tjera në istikamet e tyre partiake, por AKR i ka lënë anash interesat e tilla dhe për interesat e shtetit e ka bërë koalicionin për qeverisjen që kemi tani.

Makolli tha se me hyrje në qeveri, kanë insistuar të aplikohet programi i AKR-së, i zhvillimit ekonomik, i cili është program i qartë që mundëson zhvillim ekonomik, që mundëson të thithen investime, hapjen e vendeve të reja të punës, sepse, siç shtoi ai, sot patriot është ai që hap vende pune, ngase mendojmë siç mendon Evropa, aty edhe ku jemi ne.

Kosova që 18 vite e ka përjetuar një degradim si nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, andaj, Makolli tha se është koha që të kthjellemi të gjithë dhe të votohen ata që kanë program dhe që sjellin të mira.

“Ne nuk kem shkop magjik që përnjëherë të ndërrohen gjërat, por njëherë duhet të stopohet degradimi dhe të fillojmë ta nxjerrim vendin, në këtë rast Gjilanit nga kjo katrahurë urbanistike dhe në shërbime publike”.

Ai thha tutje se AKR ka programin, qëllimet, synimet e njerëzit më të mirë për ta bërë këtë andaj edhe kërkoi mbështetje për kandidatët për asamble komunale, që munden me i kontribuua këtij vendi dhe rregullimi e të gjitha çështjeve me të cilat preokupohen qytetarët e Gjilanit.

Përndryshe, më pas u ftuan të gjithë kandidatët për këshilltarë komunal të AKR-së për t’iu prezantuar të pranishmëve në Tubim.

AKR do të vazhdojë me aktivitete në terren edhe gjatë ditëve të ardhshme.akr-4-768x512 akr-3-768x512

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,