Home / Fushata Zgjedhore / AKR mban tubime në Novobërdë dhe Fushë Kosovë, kandidatët flasin për potencialin zhvillimor të Komunave

AKR mban tubime në Novobërdë dhe Fushë Kosovë, kandidatët flasin për potencialin zhvillimor të Komunave

Në kuadër të Fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Komunën e Novobërdës dhe të Fushë Kosovës.

Fillimisht Dega e AKR-së në Novëbërdë ka prezantuar kandidatin për kryetar komune Ramush Mehmeti si dhe listën e asamblistëve për këtë komunë.

Mehmeti në fjalën e tij para qytetarëve të Novobërdës tha se prioritet i tij do të jetë ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimi i bujqësisë.

Duke folur për programin e AKR-së, ai tha se me ardhjen e tij në krye të Komunës, qeverisja do të jetë transparente dhe me llogaridhënie.

I pranishëm në tubim ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli i cili theksoi se parim i AKR-së vazhdon të jetë paqja, demokracia e barazia.

“Synimi ynë kryesor për Novobërdën është ngritja e një qendre agroekonomike, e cila do të punësojë shumë qytetarë”, tha tutje i pari i AKR-së duke folur për potencialin zhvillimor të kësaj Komune.

Pas tubimit në Novobërdë, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubim zgjedhor edhe në Fushë Kosovë ku prezantoi kandidatin për kryetar komune, si dhe listën e kandidatëve për asamble komunale.

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Isuf Ahmeti iu beri thirrje qytetareve që t’i thonë mjaft keqqeverisjes dhe të votojnë programin më të avancuar për komunën e tyre.

“Komuna jonë është gjeneruese e madhe e vendeve të punës. Ne ofrojmë program i cili do të krijojë kushte optimale për të bërë biznes”, tha ai, duke u zotuar se nën qeverisjen e AKR-së arsimi do të depolitizohet plotësisht.

Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe Presidenti Behgjet Pacolli, i cili tha se do të qëndrojë pas kandidatit Ahmeti në përmbushjen e pikave programore të AKR-së./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,