Home / Politika / AKR: mobilizohet për zgjedhjet nacionale
akr_kamenice1

AKR: mobilizohet për zgjedhjet nacionale

Kamenicë – Dega e AKR-së në Kamenicë ka vendosur të fillojë përgatitjet për zgjedhjet nacionale të vitit 2014 dhe për këtë qëllim ka themeluar një komision i cili do të bashkërendojë aktivitetet në mes strukturave të partisë dhe nëndegëve si dhe do të jetë përgjegjës për funksionalizimin e tri nëndegëve të reja pasi që në këto loaklitete ka shume qytetarë të interesuar për t`u antarësuar në AKR.  

“ Ashtu siq e kemi thënë edhe në takimet e kaluara dera e AKR-së do të jetë e hapur për aktivistë të rinjë dhe kuadro të reja me qëllim të ecjes tonë sa më sigurt drejt marrjes së primatit politik në Komunë” ka thënë Kryetari i Degës Fatmir Matoshi.

Në kuadër të fuqizimit të partisë kryesia me unanimitet ka vendosur të bëjë zëvendësimin e nënkryetarit z.Zijadin Thaqi me nënkryetarin e ri të degës z. Satmifer Kryeziu i cili javë më parë i është bashkuar degës së AKR-së.

Nënkryetari i ri i degës Satmifer Kryeziu është shprehur optimist në të ardhmen a AKR-së në Kamenicë, “ do të angazhohem fuqishëm së bashku me të gjithë Ju edhe në Kuvendin Komunal edhe në aktivitetet partiake që sa më parë të jemi partia më e madhe në Komunë, sepse asnjë subjekt tjetër politik nuk është më i mirë për qytetarët e Kamenicës” tha nënkryetari Kryeziu.

AKR ka themeluar edhe strukturën e parë që do të udheheq me fushatën elektorale në të cilën janë përfshirë nënkryetarët e degës, sekretari i përgjithshëm ndërsa ajo do të udhëhiqet nga kryetari i degës dhe në përbërje të tij është emëruar edhe bashkadhetari Besim Rexhepaj një mbështetës i fuqishëm i degës së AKR-së.

Në takim u fol edhe për qeverisjen aktuale komunale e cila u kompletua kohë më parë dhe AKR udhëheq me pozitën e Nënkryetarit dhe katër drejtorive komunale, drejtoritë e udhëhequra nga AKR, u vlerësua se po bëjnë një punë të mirë. Kryesia e AKR-së i dha mbështetje propozim vendimit për ndryshimin e statutit të Kamenicës dhe i ftojë antarësinë e saj ta mbështesin atë përmes debateve publike. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,