Home / Politika / AKR: vazhdon me zgjerimin e aktiviteteve dhe formimin e nëndegëve
AKR_nendega_Qendra I

AKR: vazhdon me zgjerimin e aktiviteteve dhe formimin e nëndegëve

Gjilan – Forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Programin dhe vizioni i AKR-së me programin e sajë ekonomik ka ndikuar që të ketë iniciativa për formimin e nëndegëve dhe aderime të vazhdueshme të shumë grupeve politike, personaliteteve politike dhe akademike, po ashtu edhe shumë të rinj nga fusha të ndryshme kanë treguar interesim për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR.

Forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë z. Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në lagjet e qytetit të Gjilanit dhe rrethinë kohëve të fundit aktivitetet e AKR-së po lulëzojnë duke dhënë fryte të shëndosha me pasurimin e strukturave dhe në riaktivizimit të nëndegëve. Këtë po e bëjnë me sukses aktivistët të cilët po forcojnë radhët e veta në teren.

Mbrëmë Aleanca Kosova e Re – AKR, ka themeluar nëndegën e Qendra I. Pas aderimit të një numri të madh të rinjve të gjithë me kualifikime të larta, u themelua grupi iniciues në krye me Refik Ramadani , Master i Shkencave kompjuterike dhe me banorët e kësaj lagjeje, së shpejti do të mbahet edhe kuvendi themelues i kësaj nëndege.

Të rinjtë që aderuan dhe shprehen gatishmërinë për formimin e nëndegës, mirëseardhje ju shprehen kryesuesi Agim Rexhepi, anëtarët e kryesisë Ismet Hajdini, Ilir Morina, Izeir Hyda etj. duke i siguruar të sapoardhurit se në AKR e kanë vendin për të punuar për të mirën e vendit dhe të vetvetes. /RadioRINIA/