Home / Politika / Aliu: Në PDK po instalohet frika, po vetfrikësohen
Avdyl Aliu

Aliu: Në PDK po instalohet frika, po vetfrikësohen

Gjilan – Avdyl Aliu, shef i grupit të anëtarëve të lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvend komunal në Gjilan ka reaguar në lidhje me komunikatën e anëtarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan. (shih shkrimin PDK: Në Gjilan po instalohet dhuna, kudo nëpër institucione).

Ndërsa, ja reagimi i Aliut:

“Nuk i ka faj askush regjisorit i cili e ka realizuar filmin TRILLER (filmi me batanijet në gjimnazin hollivudian ) dhe kur për herë të parë e shikon vet regjisori frikësohet shumë prej filmit të cilin vet e ka realizuar, jo për faktin se është TRILLER porse është EXTREME TRILLER.

Pasi që muaji maj ka ikur për sivjet (në maj mbahet festivali më prestigjioz i kinematografisë botrore në Kanë ), le të pres regjisori vitin tjetër dhe ndoshta merr ndonjë çmim nga ky festival me këtë film, nëse nuk bëjnë ndonjë film tjetër deri atëherë.

Shprehi keqardhjen time për faktin se nga njëra pjesë e opozitës (PDK) është keqkuptuar diskutimi im në seancën e kuvendit komunal në lidhje me filmin e realizuar në shkollën e gjimnazit.

Kam thënë se aktorët e filmit tash veç i kemi parë (nxënësit në foto me batanije) dhe kam kërkuar që të dihen edhe regjisorët, e kam fjalën për ata të cilët kanë bërë regjinë e këtij filmi duke i përdorur nxënësit, i kanë politizuar ata duke e futur politikën në shkollë dhe kam kërkuar që të ndermirën masa ndaj tyre (regjisorëve).

Është e vërtetë se kam ofruar idenë time publikisht se si të titullohet filmi. Këtu edhe lind ai keqkuptimi vetëm se nga njëra pjesë e opozitës (ju kujtohet ajo loja “ kush e ka mizën ndër kapuç” ). Ideja ime ka qenë që filmi të titullohet “Dikush po lyp dru”.

Unë mbajë përgjegjësi për diçka se si e them, nuk mbajë përgjegjësi për atë se si e kupton dikush atë që kam thënë unë. Filmi në gjimnaz u realizue në kuptim të kërkimit të drunjve për nxehje, në atë kuptim edhe unë e kam përdorë fjalën “dru”. Pra, fjalën dru nuk e kam përdorë në kuptimtë dajakut , nëse dikush e din që është bërë për dajak mos ta presin atë nga askush tjetër, ata kanë me i dhënë dajak vetës.

Për fund po e huazoj thënien kryetarit Haziri që e tha në seancë të kuvendit komunal se nëse kërkoni të garojmë kush po pështynë më larg… ne nuk marrim pjesë në këtë garë. /RadioRINIA/