Home / Politika / Aliu: Sot e asaj dite, Riadi ka mbetë i vogël
gjilanii

Aliu: Sot e asaj dite, Riadi ka mbetë i vogël

Gjilan – Në konferencën e organizuar me gazetarë të dielën , më 10.08.2014 , shefi i GK të LDK-së  dhe dy drejtorët komunal Ramiz Ramadani (Bujqësi dhe Pylltari ) dhe Valon Shefkiu (Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit) i informuan gazetarët dhe opinionin gjilanas dhe më gjerë në lidhje me vërshimet pas shiut të rrëmbyeshëm që ra në qytetin e Gjilanit me 31.07.2014.

Me këtë rast ne paraqitëm para gazetarëve raportin e shkruar nga komisioni  profesional 7 anëtarësh në lidhje me dëmet nga të reshurat atmosferike. Gazetarët patën rast të informohen se objektet e dëmtuara sipas destinimit janë të ranguara në 11 kategori dhe secilës kategori i referohet edhe shuma e caktuar e vlerësuar e demit, e që në total, siç iu tha gazetarëve, është 1.615.350,00 euro.

Ai që ecën vërtikalisht nuk është i mjerë, të mjerë janë humbësit, të dështuarit, kokëulurit. Të mjerë janë ata të cilët e kanë problem të përballen me realitetin dhe me faktet, të mjerë janë ata të cilët e futin kokën në dhe si Struth dhe nuk duan ta shohin botën se si zhvillohet, e lëre më të jenë pjesë e zhvillimit të botës.

Cilën shifër të prezentuar në konferencë për gazetarë nga shefi dhe dy drejtorët keni mundur ta demantoni? Asnjë, sepse ne nuk gënjejmë, ne flasim me fakte .

Ajo që e thoni për kryetarin tonë dhe liderin e Anamoravës dhe më gjërë, është e vërtetë – kemi kryetar për politika të mëdha dhe jeni duke i ndier në kurriz kohëve të fundit efektet e politikës së kryetarit  Haziri.

Shefi është milioner në mënyrë të ndershme e jo me hajni. Është pjesë e një biznesi të ndershëm familjar që nga viti 1983 e këndej dhe për këtë e dinë të gjithë. Kurrë në jetë nuk kam qenë i akuzuar për hajni.

Në vitet e paraluftës kur Riad Rashitin e ka  regjistruar në shkollë të mesme me intervenim një koleg i yni (këshilltar aktual komunal) sepse ai me vlera dhe me konkurencë nuk e ka merituar dhe nuk ka mundur të regjistrohet, atëbotë “Agro Hermes”  “Drini Market” (ish-Gazi Trade) , “Bezi”, “Forumi” (ish-MC Donald) , “Mega” “Ingjinjering”, “Compact” , “Linda” dhe shumë të tjera biznese e mbajtën shtetin dhe shkollën shqipe të gjallë, i krijuam kushte për shkollim Riadit të vogël aq sa mundëm. Ia paguanim mësuesit dhe profesorët Riadit të vogël. Mësuesit dhe profesorët janë munduar shumë, respekt për ta, përulemi përjetë e mot para veprës së tyre sepse ata nuk janë fajtorë që Riadi i vogël i mori mbrapshtë mësimet.

Sot e asaj dite, Riadi ka mbetë i vogël, më vjen keq se çfarë materiali del nga goja e Riadit (diçka me shkronjën m… ). Në reagimin e tij, Riadi dhe qeverisja e tij brejtëse, nuk e kanë hequr të fëlliqtin nga Zabeli, ata ia kanë afruar edhe më afër këtë të fëlliqt pa e filluar realizimin e projektit, i fëlliqti  ka qenë diku 300 m larg në vijë ajrore nga shtëpitë e para të Zabelit (shih Orto Foto-n),  kurse tani pasi e kanë kryer “me sukses” këtë projekt të fëlliqtit, na është ofruar në vetëm se 50 m larg (shikoni fotot të bëra më 11.08.2014).

Ju kemi dhënë fjalën qytetarëve e Zabelit se ne do ta heqim këtë fëlliqësirë nga Zabeli, ashtu siç i kemi hequr shumë fëlliqësira nga Gjilani deri më tani. Ia kemi marrë dorën kësaj pune .

Sa i përket pozitës së shefit të GK të LDK-së dhe brengave të PDK-së pse LDK nuk e ka një shef tjetër, t’ju rikujtoj se vota e qytetarëve paraqet vlerë. Pra shefin e LDK-së në Kuvend e kane vlerësuar shumë qytetarët e komunës së Gjilanit, e mbi atë bazë pastaj strukturat e LDK-së për të cilat po flitni ju e kane caktuar shef të GK të LDK-së në Kuvend Komunal. Ne e dimë shumë mirë se çfare shefi do të donit ju me pas LDK-ja në kuvend Komunal.

Është e vërtetë edhe ajo që thoni se jeni zogjë të vegjël, nuk po mundemi me gjetë llojin e zogut (pa keqkuptime) që ju i takoni, çfarë është ky lloj i zogut që nuk rritet dhe përjetë mbetet zog. Është brengosës fakti se gjithçka në botën e civilizuar shkon duke u zhvilluar dhe duke u rritur kurse ju përkundrazi, çdo ditë e re që çelë po ju çelë të vegjël. Edhe zogjtë me takatin që e kanë mundohen të këndojnë, por shumë pak dëgjohet ajo ciu-ciu i tyre , ndryshe është kur këndon gjeli. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,