Home / Lajme / Amerika “mesazh” për Haradinajn
ameriika

Amerika “mesazh” për Haradinajn

Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklaruar  se e mbështesin Marrëveshjen për Demarkimin e Kufirit të arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi në vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me moshumbje të territorit nga këto dy shtete. Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj në ditën e parë të punës ka shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin asnjë version tjetër të Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij të arritur e të nënshkruar mes përfaqësuesve të të dyja shteteve në vitin 2015.

Me këtë rast Haradinaj si drejtues të komisionit të ri caktoi ish-deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili kishte qenë ndër kundërshtarët më të ashpër të versionit aktual të Demarkacionit. Por, pas këtij vendimi reagoi edhe pala malazeze, e cila tha se nuk është njoftuar fare rreth shkarkimit të Komisionit.

Mirëpo për dallim prej saj, Haradinaj gjatë mbledhjes në të cilën shkarkoi Komisionin deklaroi se institucionet janë në kontakt me Malin e Zi. Nga ana tjetër, vendimin për shkarkimin e Mehës dhe për emërimin e Bulliqit e ka mirëpritur edhe lëvizja “Vetëvendosje”, por jo edhe LDK-ja.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,