Home / Sport / Atletico dërgon ofertën e parë drejt Chelseat për Costan
diego-costa-1-780x439

Atletico dërgon ofertën e parë drejt Chelseat për Costan

Skuadra e madhe spanjolle, Atletico Madrid ka bërë tashmë këtë javë ofertën e tyre të parë në drejtim të anglezëve të Chelseat për sulmuesin Diego Costa.

Sipas gazetës spanjolle Marca, zyrtarët e Atleticos u takuan me shefin e Chelseat, Marina Granovskaia dhe paraqitën një ofertë konkrete për sulmuesin e tyre.

Atletico ka ofertuar plot 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll dhe Blutë e Londrës po konsiderojnë tani lëvizjen e tyre të ardhshme.

Nga ana e tij, Costa mbetet në Brazil, edhe pse familja dhe anëtarët e shoqërimit të tij janë zhvendosur në Madrid, në pritje të negociatave të suksesshme.

Atletico nuk mund të regjistrojë Costan deri më 1 janar dhe ka edhe sugjerime se FIFA do ta bllokojë atë nga trajnimi me ekipin e parë deri atëherë./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,