Home / Politika / Blerta Deliu kërkon lirimin e Kadaj-Bujupit
Blerta-Deliu

Blerta Deliu kërkon lirimin e Kadaj-Bujupit

Blerta Deliu Kodra deputete nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës njëherit kryetare e Grupit të Grave Deputete në një pronocim  të shkurtër për Klan Kosovën ka bërë thirje për lirimin e deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

Deliu-Kodra me këtë deklaratë bëhet ndër të parat deputete femra të pozitës që kërkon lirimin nga burgu të koleges së saj nga Opozita.
Blerta-Donika_2015

Ajo poashtu është shprehur se shpreson që të kthehet normaliteti në Kuvend, derisa ka shtuar se i kanë bërë ftesë edhe grave të Opozitës që të bëhen pjesë e Grupit të Grave Deputete.

Deputetja nga radhët e PDK-së ka thënë se grupi të cilin e drejton është apartiak dhe nuk mund të identifikohet me asnjë parti, njofton Klan Kosova. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,