Home / Fushata Zgjedhore / Brazili e fillon me fitore
brazili_2014

Brazili e fillon me fitore

Brazili ka filluar me fitore kampionatin botëror, duke shënuar fitore të vështirë ndaj Kroacisë me rezultat 3-1. Por, në këtë fitore brazilianët u ndihmuan shumë nga referi, i cili referoi një penallti shumë të butë dhe anuloi një gol të kroatëve në minutën e 82. Brazili e siguroi fitoren me Oscar që shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me plot ankth dhe emocione  fillojë takimi i parë i Botërorit Brazil 2014, ku Brazili si mikpritës priti skuadrën ballkanase, Kroacia.

Në një atmosferë interesante, me një stadium plot tifozë të veshur me fanella të Brazilit ka filluar Botërori Brazil 2014, ku u takuan mikpritësi Brazili me Kroacinë.

Kroatët që në fillim u treguan të rrezikshëm dhe për pak sa nuk shënuan gol me anë të Olic në minutën e 8 të takimit.

Nuk vonojë shumë dhe një depërtim nga krahu i majtë i kroatëve solli epërsinë e tyre në këtë takim.

Goli erdhi pas një devijimi të topit nga alo i majtë i Real Madridit, Marcelo (11).

Brazili pas golit fillojë të sulmojë por rezultatin e barazojë ylli i Barcelonës, Neymar Jr në minutën e 29.

Brazili pati edhe dy raste të mira, të cilat i humbi Hulk.

Pjesa e dytë ishte një pjesë shumë e dobët dhe pa shumë raste shënimi.

Brazili bëri dy zëvendësime të rëndësishme por, goli i epërsisë erdhi pas një penalltie kontroverse, ku Hulk u pengua në zonë të 11 – metërshit.

Penalltinë e referuar nga referi japonez e shndërroi në gol Neymar, që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Brazili do të kishte mundur të shënonte edhe në minutën e 75 por Luiz u tregua i pasaktë me kokë.

Një gol ju mohua gabimisht Kroacisë në minutën e 82, ku referi japonez referojë faul në portierin.

Kroatët u munduan ta barazojnë rezultatin por nuk arritën, ndërkaq në minutat shtesë shënoi Oscar për rezultat 3-1.

Grupi A

Brazil 3

Meksika 0

Kameruni 0

Kroacia 0