Home / Politika / Brovina: Kryeparlamentari i takon vetëm PDK-së
flora-brovina-2

Brovina: Kryeparlamentari i takon vetëm PDK-së

Partitë e Bllokut, nëse do të kishin marrë pjesë në takimin e djeshëm, kanë mundur të ndikojnë të mos shtyhet seanca e Kuvendit. Tash, secili e ka kuptuar se në bazë të Kushtetutës dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kryeparlamentari i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, në këtë rast, PDK’së. Në këtë drejtim, unë do të respektoj normat kushtetuese.

flora-brovina1

Nuk besoj se do të përsëriten skenat sikur në seancën e kaluar. Kryesuesja e Kuvendit të Kosovë, Flora Brovina, flet për Express.

E pytur nga Express se nese Seanca konstituive është vendosur të mbahet të enjten, ndërkohë, LDK, AAK, NISMA janë ankuar për këtë shtyrje të seancës. Cila është përgjigja juaj?

Brovina përgjigjet duke thën se këto ankesa do të mund t’i thoshin në takimin në të cilin i kam ftuar. Aty kanë mundur të ndikojnë që seanca të mos shtyhej.

Une do të ndërmarrë ato veprime që parashihen në Kushtetutë. Nuk janë çështje të mijat ato dhe rrjedhimisht do të veproj vetëm në bazë të Kushtetutës. Besoj se më në fund do ta zgjedhim Kryetarin e Parlamentit dhe Kryesinë. Kjo është detyra kryesore e imja si Kryesuese e seancës.

Të gjithë e kanë kuptuar se përgjigja e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e saj nuk janë për diskutim. Ato vendime janë absolute dhe ne duhet t’iu përmbahemi atyre rregullave. Unë e kam pasur të qartë edhe në seancën e parë. Ata që nuk e kanë pasur të qarë, ndoshta, tash e kanë mësuar dhe s’di pse shqetësohemi dhe nuk e kuptojmë se si duhet të votohet Kryetari i Parlamentit, ka thën për Exopress Kryesuesja e seancës Flora Brovina. /RadioRINIA/