Home / Lajme / Bulliqi: Vija kufitare Kosovë-Mali i Zi, nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë
shpejtim-bulliqi

Bulliqi: Vija kufitare Kosovë-Mali i Zi, nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë

Kryetari i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka raportuar para qeverisë për të gjeturat e këtij komisioni në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Bulliqi ka thënë se ish-komisioni ka shënjuar vijën kufitare bazuar në dy variante: në hartën topografike me kufijtë administrativ dhe në zonat kadastrale.

Ai ka thënë se ish-komisioni nuk u ka kushtuar vëmendje hartave zyrtare.

Bulliqi ka thënë se komisioni i udhëhequr nga ai, ka konstatuar se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Krahinës Autonome të ish-Jugosllavisë.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,