Home / Politika / Bunjaku: “Kryeminister flej flej”
valentina_bunjaku_gjilan

Bunjaku: “Kryeminister flej flej”

gjenerata

Gjilan -Bunjaku Rexhepi  – Kryeminister mos kopjo!  Valentina Bunjaku Rexhepi, njeherit edhe Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit thotë se sot pash që në kuadër të eksurzioneve mediatike të Kryeministrit Thaqi të dëgjoje atë deri sa flet për përkrahje familjeve të reja, që kinse ai do ta bëjë që për cdo fëmijë të posalindur qeveria të shpërblej familjen me nga 300 euro.

Dicka e mirë kjo por s`pari Kryeministri do ishte mire ta mendonte më herët këtë, e sa për informimin e tijë unë i them se këtë propozim e kam dhënë qysh me 8 mars të vitit 2013 edhe atë në repartin e maternitetit të Spitalit Regjional të Gjilanit.

Unë më 9 mars 2013, pata shpallur një aktivitet tradicional me emrin”Gjenerata e së ardhmes” (aktivitet ky i mbuluar edhe nga mediet e une po e vertetoje edhe me fotografi) e ku pata propozuar që në pjesën për familjen të programit qeverises të LDK-së të parashihet shperblimi për cdo fëmijë të posalindur, gjë që edhe është bërë dhe LDK-ja e ka perpunuar mirë këtë ide dhe tani më e kemi ne në programin për familjen”, ka shtuar Bunjaku Rexhepi.

Për fund cka të them tjetër pos asaj thenjes së famshme “Kryeminister flej flej”. thotë Valentina Bunjaku Rexhepi. /RadioRINIA/