Home / Fushata Zgjedhore / Bunjaku-Rexhepi: Gjilani, model i avancimit të pozitës së femrës
bunjaku-rexhepi

Bunjaku-Rexhepi: Gjilani, model i avancimit të pozitës së femrës

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi ka marrë pjesë sot në debatin e organizuar nga OSBE për barazi gjinore me temën “Ndarja e përvojave ndërmjet komunave”.

Me këta rast, zonja Bunjaku-Rexhepi, e cila ka qenë paneliste, ka shpalosur përvojat e saj në ngjitjen në karrierën politike, ndërsa ka thënë se në Komunën e Gjilanit kanë arritur të përmbysin paragjykimet për gratë, duke ecur të pavarura drejt synimeve të tyre.

Ai tha se në zgjedhjet lokale te vitit 2013 arriti të përmbysë çdo paragjykim, por edhe kuotë, duke dalë këshilltarja më e votuar në Gjilan, e ndër më të votuarat edhe në Kosovë.

Kryesuesja Bunjaku Rexhepi, përmendi punët e mira që po bëhen në Gjilan, duke avancuar pozitën e femrës.

“Në Komitetin më të rëndësishëm, atë për Politikë e Financa, në Komunën tonë janë dy femra si dhe me Komitete gjithashtu udhëheqin dy femra, ku lirisht mund të them se ne sot po arrijmë të tregojmë histori suksesi. Po ashtu, jemi në përmbyllje të zgjedhjes së Këshillave Lokale e nga të cilat Këshilla, kemi kërkuar që sa më shumë të inkuadrohet femra në vendimmarrje, dhe nga këto aktivitete ne po arrijmë që të jemi sa më aktive duke qenë pjesë e barabartë me burrat”, ka theksuar Bunjaku-Rexhepi.

Pjesëmarrëset nga Gjilani, Mitrovica dhe komunat tjera, shfaqen interesim të marrin përvojat nga znj.Bunjaku-Rexhepi, duke iu drejtuar me shumë pyetje, të cilave me kënaqësi u është përgjigjur ajo.

Konkluzioni i këtij debati ka qenë që edhe në komunat e tyre të merret si model Gjilani për avancimin e pozitës së femrës. /RadioRINIA/