Home / Politika / Bunjaku: Uragani i sukseseve me emrin LDK nuk ka të ndalur
ldk_gjilan

Bunjaku: Uragani i sukseseve me emrin LDK nuk ka të ndalur

Gjilan – Uragani i sukseseve me emrin LDK nuk ka të ndalur, e sot në kuadër të kësaj Kryesia e F.G.-LDK, dega në Gjilan ka mbajtur takim me strukturat e saja e në të cilin takim i është dhënë përkrahje e madhe Kryetarit Lutfi Haziri si dhe përpjekjeve të tija të sinqerta që Gjilanin ta kthej në qendër të zhvillimit rajonal.

Me këtë rast Kryetarja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke falënderuar aktivistet e Forumit te Gruas të LDK-së për kontributin e dhënë, ka përmendur të arriturat e Komunës në këta muaj qeverisje, ajo ka theksuar se në vazhdimësi jemi duke punuar që Gjilanin ta bëjm një vend të dashur për qytetarët dhe falë angazhimeve dhe këmbngulësisë së Kryetarit Haziri ne po arrijm që ne Komunën tonë të kthejm investimet dhe të ecim para në realizimin e programit tonë qeverisës. Bunjaku Rexhepi, ka thënë se të gjitha të arriturat e deri sotme e që jan mjaft të mëdha i atribohen Kryetarit dhe njeriut të sukseseve Lutfi Haziri. Bunjaku Rexhepi gjithashtu ka falënderuar Kryetarin e Haziri edhe për kontributin që po jep në avansimin e pzoitës së gruas si në punësim dhe në vendimarrje politike.

Në takim femrat e LDK-së, u zotuan që të vazhdojn edhe më vrullshëm aktivitetet e tyre, duke paralajmruar një varg aktivitetesh të cilat do të bëjnë që LDK-ja bindshëm të dëshmohet si forca më e madhe politike por njëkohësisht edhe si vlerë kombëtare që ruan dhe promovon vlerat e mirëfillta për familje të shëndoshë.

Forumi i gruas, duke pasur parasysh kërkesat e shumta për antarsim, në takimin e sotëm mori qëndrim që strukturat e F.G. nëpër nëndegë të ndërmarrin nisma për prurje të reja, ngase LDK si forcë sot po dëshmohet se është zëri i vërtetë i realizimit të interesave të qytetarve.

LDK-istet e Gjilanit, u shprehën mëse të kënaqura me këta muaj qeverisje të Kryetarit Haziri dhe shprehën pëkrahje duke theksuar se me ardhjen në pushtet të LDK-së, Gjilanit i është kthyer e mbara, për cka për këto suksese falenderime të veqanta meriton Kryetari Lutfi Haziri.  /RadioRINIA/