Home / Sport / Celina shënon golin e parë me fanellën e Ipswich (Video)
Enver-Hoxhaj-1-780x439

Celina shënon golin e parë me fanellën e Ipswich (Video)

Bersant Celina e ka hapur llogarinë e golave te klubi anglez Ipswich.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij të zhvilluar kundër Crystal Palaces mbrëmjen e së e martës.

Sulmuesi i ri i Ipswichit realizoi golin e parë te klubi në Championship qysh pas transferimit këtë afat kalimtar në formë huazimi nga Manchester City, ku ishte rikthyer pas sezonit gjithashtu si një i huazuar te Twente.

Celina, i cili ka bërë gjithsej tetë paraqitje për Kosovën, shënoi në minutën e parë të kohës shtesë (91′) ndaj Palaces.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë në ‘EFL Cup’ përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Crystal Palaces. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,