Home / Politika / Çitaku heq dorë nga mandati i deputetes
vloraCitaku2014

Çitaku heq dorë nga mandati i deputetes

Ganimete-MusliuGjatë mbledhjes së Komisionit Qendror Zgjedhorë (KQZ), është njoftuar se Vlora Çitaku e cila ka fituar një vend si deputete në Kuvendin e Kosovës edhe për këtë mandat, nuk do të jetë më në këtë post.

“Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se KQZ ka pranuar heqjen dorë nga mandati i kandidates për deputete,  Vlora Çitaku”.

Ajo edhe pse i ka fituar votat e mjaftueshme për deputet, ka kërkuar që të zëvendësohet me kandidaten e radhës, që i bie të jetë Ganimete Musliu me 5037 vota.

Çitaku pritet shumë shpejt të emërohet në postin e konsulles në New York.

E Ganimetes i buzëqesh fati, hyn në parlament në vend të Vlora Çitakut. /RadioRINIA/