Home / Politika / Çitaku: Nuk kemi bërë kompromis me Ferid Aganin për shaminë
vloraCitaku_2014

Çitaku: Nuk kemi bërë kompromis me Ferid Aganin për shaminë

Nënkryetarja e PDK’së Vlora Çitaku ka reaguar pasi PDK do të garoj me PD’ në në zgjedhjet e 8 qershorit.

Lideri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani më parë kishte thënë se nga shtatori do të lejohej mbajtja e shamisë në shkolla.

E Çitaku thotë se ajo çështje sqarohet me Kushtetutë dhe se në këtë çështje nuk ka kompromis.

“Sa per sqarim, çeshtja e shamisë dhe mesimit fetar eshtë shume mire e qartësuar me kushtetute. Nuk ka kompromis ne kete pike. Pike.”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /RadioRINIA/