Home / Opinione / Detaje rrëqethëse nga “Masakra e Shkodrës”: I vrau dy, autori tentoi edhe një masakër të dytë (Video)

Detaje rrëqethëse nga “Masakra e Shkodrës”: I vrau dy, autori tentoi edhe një masakër të dytë (Video)

Janë fakte tronditëse këto që do të lexoni më poshtë, por është e vërteta e madhe e një çmendurie që mund të kishte përfunduar me më shumë viktima se sa ajo e dy netëve më parë ku në fshatin Dajç të Shkodrës.

Miklovan Parubi ekzekutoi me armë zjarri dy persona dhe la të plagosur katër të tjerë.

Të hënën duke hyrë e marta, 30 vjeçari mund të kishte lënë edhe më shumë viktima nëse fati nuk do të ishte me njerëzit e pranishëm dhe jo të pranishëm në atë moment çmendurie.

Dëshmia e mëposhtme e siguruar nga Opinion.al hedh dritë për herë të parë në mënyrë të plotë mbi atë që ndodhi në lokalin e fshatit të humbur Dajç në Shkodër.

Për arsye të ruajtjes së anonimatit të dëshmitarit,

Keni kaluar dy ditë të vështira, Çfarë ndodhi dy netë më parë në lokalin ku ndodhi vrasja?

Janë thënë shumë gjëra që nuk janë të sakta. Do ta filloj që nga paraditja. Miklovan Parubi, vrasësi ka qenë në lokal që gjatë paradites. Dhe ka ardhur disa herë në lokalin ku kreu vrasjen gjatë ditës. Në darkë ai ka ardhur në lokal dhe bashkë me disa shokë të tjerë kanë bashkuar tavolinat dhe janë ulur bashkë, për të bërë një dorë me letra. Për ta bërë lojën sa më serioze dhe më të fortë i vunë sipër edhe 100 lekë të reja. Ka luajtur edhe vetë Miklovani. Pra nuk po luanin poker me çipsa siç kanë thënë. Kjo nuk është e vërtetë.

Para se të kalojmë te ajo që ndodhi, çfarë tipi ishte Miklovani?

Ishte tip shumë problematik. Pinte shumë dhe vinte shpesh në lokal. Nuk merrej me asnjë punë dhe gjithë kohës vinte vërdallë. Ishte problematik me gjithë fshatin. Familja e Miklovanit kishte vetë një lokal në fshat..

Kalojmë te ngjarja. Çfarë ndodhi?

Ndryshe nga sa është thënë nuk ka pasur asnjë problem gjatë lojës. Përkundrazi çdo gjë ka shkuar në rregull. Në një moment Miklovani është çuar nga karrigia ku qëndronte dhe është larguar duke i përshëndetur. Edhe djemtë e tjerë po kështu e kanë përshëndetur. Ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletën dhe një kallashnikov me dy karikatorë. Në momentin kur ka qenë duke mbërritur pranë lokalit ku ndodheshin shokët ai ka parë nënën e Ndoc Markaj (njërit prej të plagosurve) dhe e ka qëlluar më pistoletë, por plumbi fatmirësisht se ka kapur…

Pra po më thoni që fillimisht ka dashur të vrasë nënën e Ndoc Markaj?

Po, kështu është. Më pas Miklovani, apo Vani siç e thërriste shoqëria, është ngjitur në lokal me automatik në dorë dhe nga jashtë u ka thënë “Do u vras të gjithëve”. Në fillim ata që ishin aty e kanë marrë më shaka. Më pas pasi janë qëlluar kanë filluar të shpërndahen, kush në banjë, kush pas banakut. Të parin që kanë kapur plumbat ka qenë Gacalin Kopshti. Fillimisht e ka lënë të plagosur. Këtu i është afruar Vincenci, i vëllai i Gacalinit dhe i ka thënë “Çar bone mer se më vrave vëllan”. Në këtë moment dhe kjo është më e rënda, Miklovani i është afruar Gacalinit dhe e ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur ndërsa ka plagosur edhe Vincencin.

Po me tjerët çfarë ndodhi?

Pastaj është futur në lokal dhe ka qëlluar sërish. Dikush siç thashë më lart, është future në banjë, dikush është futur në banak

Është thënë që objektivi ishte Ndoc Markaj, i cili mbeti i plagosur nga Miklovani? Përse donte ta vriste Ndocin, Miklovani? Kishin pasur ata një debat të mëparshëm?

Jo nuk kanë pasur asnjë debat. As më parë as atë natë. Madje kanë qenë shumë shokë. Në momentin kur Miklovani ka nisur të qëllojë, Ndoci bashkë me një person tjetër janë hedhur nga ballkoni i lokalit. Personi tjetër ndrydhi këmbën, ndërsa Ndoci shpëtoi për momentin por u qëllua nga Miklovani poshtë në oborr ku mbeti i plagosur. Pra nuk u plagos në lokal. Në momentin e vrasjes së Gacalinit, Miklovanit ju mbarua karikatori i parë dhe poshtë lokalit ka ndërruar karikatorin pasi kishte dy të tillë dhe ka plagosur Ndoc Markaj.

Ndërkohë që në këtë ngjarje kanë qenë dy persona të vrarë, midis tyre edhe pronari i lokalit…

Po. Ajet Saiti kishte vetëm tre ditë që e kishte marrë me qira lokalin ku ndodhi vrasja. Ajeti është vrarë edhe ai në oborr, kur Miklovani kishte vendosur karikatorin e dytë. Ajeti i ka thënë Miklovanit në atë moment: “Ça bane më të plaçin sytë se na vrave të gjithëve” dhe ai aty e ka vrarë….

Po i kthehem edhe njëherë dëshmisë që Miklovani ka dhënë pas arrestimit, ku në polici është shprehur se objektivi sipas tij ishte Ndoc Markaj. Ndërkohë që nga kjo që po më thoni del se nuk ka pasur një objektiv të qartë…

Po ju them edhe njëherë që nuk ishte Ndoci objektivi. Kur i është afruar Gacalinit dhe e ka qëlluar për herë të dytë, ai ka bërtitur “Dilni mer, ku jeni fut mer frikacakë”, ai ndërsa ka vrarë Ajetin në oborr dhe e ka qëlluar edhe njëherë pasi e kishte vrarë, është larguar në një lokal tjetër…

Po lini të kuptohet që Miklovani kishte ndërmend të bënte një masakër tjetër..

Po. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Por për fat të mirë pronari i atij lokali e kishte mbyllur atë ditë më herët, pasi kishte kryer një aksident. Kështu që nuk u krye një masakër më e madhe. Dhe Miklovani nuk ka qenë vetëm, pasi ka pasur edhe një bashkëpunëtorë që e ka ndihmuar të ikë…

Video e mëposhtme është marrë në brendësi të lokalit, ku dallohen shenjat e plumbave në mure

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,