Home / Lajme / DNV: Deri në ora 12:00 dalja në zgjedhje 10.7 për qind
votimet

DNV: Deri në ora 12:00 dalja në zgjedhje 10.7 për qind

Sot në 19 komuna të Kosovës do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

1.353.613 qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi i balotazhit në 19 komuna të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Numri i votueseve në 19 komunat që kanë të drejt vote është 1.353.613, të cilët janë të shpërndarë në 614 qendra të votimit me gjithsej 1.777 vendvotime.

KQZ ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisionerë. Kurse, janë më shumë se 12 mijë vëzhgues të akredituar, të cilët do ta përcjellin nga afër procesin zgjedhor në 19 komuna, si dhe rivotimin në komunën e Parteshit, ku janë tri qendra të votimit me gjithsejtë shtatë vendvotime, në të cilat kanë të drejt vote 4.694 persona./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,