Home / Ekonomi / Dogana rrit inkasimin nga lojërat e fatit për 19%
reformat-n-euml-dogan-euml-rezultojn-euml-me-rritjen-e-t-euml-hyrave_hd-780x439

Dogana rrit inkasimin nga lojërat e fatit për 19%

Në periudhën janar-shtator 2017 Sektori i Lojërave të Fatit i Doganës së Kosovës ka arritur të inkasoj gjithsejtë 10.517.334 euro ose 19% më shumë se në periudhën e njëjte të vitit paraprak, në kontest të zbulimeve janë iniciuar gjithsej 212 kundërvajtje doganore ose 65% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016.

“Janë shqiptuar gjithsej 153.000 euro në vlerë të gjobave-dënimeve ose 75% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Derisa në vitin aktual në periudhën raportuese janë sekuestruar 242 copë aparate dhe 342 copë pajisje të tjera (shtëpizë kompjuteri, printer, TV etj.) në vlerë prej 383.900 euro”, ka njoftuar Dogana.

Pra ky vit, shënon ngritje në vlerë të mallrave të sekuestruara prej 32% në raport me periudhën e njëjtë të viti paraprak, pika basti të pa licencuara janë identifikuar 128 sish ose 23% më shumë se në vitin paraprak. Veprimet operative në raste të caktuara janë koordinuar edhe me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe sektorë të tjerë në zbatim të ligjit. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,