Home / Vip / Dua fillon vitin 2018 atraktive në kopertinën e Nylon (Foto)
dua-lipa-4-780x439

Dua fillon vitin 2018 atraktive në kopertinën e Nylon (Foto)

Dua Lipa pritet të startojë fuqishëm vitin 2018.

Viti i ri për Duan pritet të jetë vit i sukseseve të reja për këngëtaren shqiptare.

Ajo ka publikuar kopertinën e revistës Nylon që lansohet në janar të vitit 2018.

Dua duket plot stil me flokë të kapura dhe makijazh të thjeshtë teksa shfaqë anën e bukur të saj.

Dua Lipa duke performuar

Bukuroshja nga Prishtina ka shënuar sukses të madh në fund të vitit 2017, duke u shpallur artistja më e dëgjuar në Spotify dhe duke zënë vendin e parë në renditjen e 10 këngëve më të mira të revistës Time.

Dua ka shkëlqyer me albumin e saj të vet-titulluar, “Dua Lipa”, kurse hiti më i madh mbetet “New Rules”.

Ajo prej kohësh është në ildhje me Paul Klein, me të cilin po shijon jetë të lumtur private. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,