Home / Teknologji / eBay tani mundëson kërkimin e produkteve edhe me fotografi
rdsimuhiyr81px7l6k5s-780x439

eBay tani mundëson kërkimin e produkteve edhe me fotografi

Kërkimi në eBay kërkon besimin se shitësi e ka renditur artikullin e tyre me fjalë kyçe të njëjta që do t’i përdorni për të përshkruar atë që dëshironi. Ndonjëherë keni ide të ndryshme se çfarë përbën “produktin” që ju e kërkoni.

E ndonjëherë ju keni një fotografi të asaj që dëshironi, por nuk e dini emrin për një stil të caktuar. E pra, tani që fotografia është e gjitha që ju nevojitet për të gjetur atë që e kërkoni në eBay.

TechCrunch raporton se eBay ka nisur kërkimin e produkteve edhe me fotografi, një funksion i ri i cili ju lejon të merrni një foto ose të ngarkoni atë nga kamera e telefonit tuaj dhe të kërkoni listat e faqeve në eBay duke e përdorur atë imazh. Një tjetër veçori e re, Find It On eBay, ju lejon të filloni një kërkim me ndonjë fotografi që gjeni në internet ose në mediat sociale.

Këto karakteristika janë, të paktën për momentin, vetëm për telefonat mobil. Kërkimi i imazhit është në dispozicion në iOS dhe Android, por Find It On eBay është vetëm në Android./RadioRINIA

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,