Home / Fushata Zgjedhore / Edhe Cërnica, Vrapqiqi, Kravarica dhe Gumnishta mbështesin Zenun Pajazitin për kryetar komune
2

Edhe Cërnica, Vrapqiqi, Kravarica dhe Gumnishta mbështesin Zenun Pajazitin për kryetar komune

Në fjalën e tij, kryetari Pajaziti para të pranishmëve tha:

– Nuk kam ardhur këtu me ju dhënë premtime, sepse para katër viteve kryetari i tanishëm ka dhënë shumë premtime e nuk i ka realizuar ato. Po mundohem me fol me ju, me zbatu një program që e kam hartu, në bazë të kërkesave qe i keni bërë ju.
– Plani ynë është për mandatin katër vjet, jo për tetë vjet qysh po thonë këta që po i kërkojnë edhe 4 vjet për me i realizu premtimet që i kanë dhënë para 4 viteve.

– Jam kthyer në Gjilan me kërkesë të PDK-së, dhe të qytetarëve. Jam kthyer me ndryshu Gjilanin edhe kam me ndryshu. Jam kthyer në Gjilan me i vazhdu punët e mira aty ku i kemi lënë në vitin 2013.

– A ju kujtohet 2007, vendi ka qenë në terr, ne ja kemi kthy dritat. Qytete e fshatra nëpër Kosovë, por edhe në Gjilan kanë qenë pa shkolla, ne i kemi ndertu ato. Nuk dua t’i për mendi me rend projektet e PDK-se, sepse janë shumë.

– Qytetarët e kane kuptuar që ne jemi të punës e jo të fjalëve. Ju kërkoj të gjithëve që deri më 22 tetor, të vazhdoni të punoni dhe të kërkoni votën për PDK-në, votë e cila do të jetë votë pro realizimit te kërkesave tuaja.

Gjatë këtij tubimi u bë edhe prezantimi i kandidatit të PDK-se për asamble komunale, Elhami Hasani, i cili vjen nga fshati Cerrnice.

Sponsorizuar nga PDK3

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,