Home / Sport / Eliminimi i Italisë në faqet e para të shtypit sportiv (Foto)
GettyImages-873767874-e1510647372442-780x439

Eliminimi i Italisë në faqet e para të shtypit sportiv (Foto)

Shtypi sportiv italian ka qenë shumë i ashpër me në titujt e sotëm pas eliminimit të “të kaltërve” nga Suedia në fazën play-off të Botërorit.

Për Gazzetta dello Sport ky është: “Fundi, Italia pa Botëror pas 60 vitesh”.

Edhe më kritik titulli i Corriere dello Sport “Të gjithë jashtë”.

TuttoSport gjithashtu nuk kursehet ndaj kombëtares: “Të gjithë në shtëpi”. Në Spanja AS shkruan në ballinë: “Italia nuk do të shkojë në Botëror”.

Ndërsa Marca: “Një Botëror pa Italinë”. Bild (online) gjithashtu si lajm të parë ofron eliminimin e të kaltërve: “Italia jashtë!”.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-0 për suedezët, ndërsa e dyta në San Siro pa gola dhe kështu Italia u eliminua.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Daniele De Rossin, Gianluigi Buffon, Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,