Home / Politika / Erleta Hoti: Albin, a je ti?
erletaHoti

Erleta Hoti: Albin, a je ti?

Erleta Hoti, e bija e veprimtarit të njohur, Ukshin Hoti, e cila i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve nacionale, ia ka parashtruar disa pyetje lideri të Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ish kandidatja për deputete, postimin në Facebook e nis me: Albin, a je ti?, derisa ka ironizuar me ata që janë shprehur kundër marrëveshjes me LAN-in dhe Listën Srpska.

Lexojeni të plotë postimin e Erleta Hotit në Facebook:

“ALBIN A JE TI?
Albin Kurti, duke i marre shembuj disa nga analistet tane i kam edhe une disa pyetje dhe propozime per ty.
1. Albin qysh bre Burr i Dheut pranove me e udheheqe dialogun me Serbine? Ku i pate mendet kur vendose per kete veprim?

2. Albin, bashke me LVV-ne dhe disa subjekte tjera politike perse benit zhurme kur na njoftuat me lajmin se nga Serbia po na vie edhe nje Liste e dyshimte serbe? Nese te kujtohen, me mijera vota te shkruara “nga e njejta dore”, ” me te njejtin stilolaps” dhe “nga i njejti lokacion”! Por, asokohe pak njerezve u beri pershtypje kjo dukuri dhe ju haset ne vesh te shurdher institucional.

3. Albin me pas qene ne vend teje s’kisha pranu me e udheheqe dialogun me Serbine, meqe me Beligradin vecse u vellazeruam kete jave permes Jabllanoviqit.

4. Albin me me degju, te kisha propozu me e hape nje Selacka Radna Zadruga (SRZ) sa i perket kesaj brastvo jedinstvos shqiptaro-serbe e jo dialog me ta. Po ja shtoj ketu edhe nga nje kurs te gjuhes serbe per shqiptaret, se i nevojitet per prosperitetin e tyre nderkombetar.

5. Albin pusho pak, se kujt s’po i bie ne mend qe e ke nje femije te vogel e po thone qe Albini eshte zbute. Kishte harru shqiptaria qe femijet njeriu i linde per t’i ofru dashuri e jo per t’i lene qe te rriten ne rruge.

6. Albin ti vec bej “gabime” se ne shqiptaret flejme. Zgjohemi prej gjumit vec kur t’na bie ne mend qe na u djeg “prapanica”, duke i harru te gjitha te mirat qe dikush mundohet me ja sjelle ketij vendi .

Albin aq shume me ke deshpru, sa te uroj suksese ne rrugen tende dhe te LVV-se. Nje fjali e stershfrytezuar thote “Sa me shume folin keq per ty, dije qe i ke punet mire”.
Suksese!” (sic), ka shkruar Erleta Hoti në Facebook. /RadioRINIA/