Home / Fushata Zgjedhore / Eshtë mbajtur debate me temën “Mbarëvajtja e procesit zgjedhor”
debatigjilan1

Eshtë mbajtur debate me temën “Mbarëvajtja e procesit zgjedhor”

Gjilan – Në vazhdën e analizës së procesit zgjedhor në Rajonin e Anamoravës,  pas Kamenicës edhe në Gjilan e Viti, organizuar nga OJQ Qendra Kosovare për bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC) , janë mbajtur debate me temën “Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, sfidat dhe vështirësitë”. Këto debate janë pjesë e projektit “Vota Juaj – Vendimi Juaj” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të  Amerikane në Prishtinë

Në  këto debate pjesëmarrësit kanë thënë se zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, në përgjithësi kanë qenë shumë më të mira se ato më të hershme. Porse, vështirësitë që janë paraqitur të trajtohen seriozisht nga institucionet relevante me qëllim që të kemi zhvillim të mëtutjeshëm dhe ndërtim të institucioneve demokratike në vend.

debativiti

Një debat i tillë u mbajt edhe në Gjilan e ku Elmina Mahmuti  Komandante e Policisë së Kosovës(PK) në Drejtorinë Rajonal të Gjilanit, tha se ne nivel rajonal policia ka kryer të gjitha fazat e përgatitjes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor edhe pse ka pasur disa probleme të vogla organizative brenda Policisë, në koordinimin e punëve.

Mirëpo, procesi në tërësi është vlerësuar si shumë i mirë dhe në të njëjtën kohë është treguar një pjekuri politike si nga partitë ashtu edhe nga qytetarët përgjatë gjithë procesit zgjedhor dhe nuk ka pasur incidente.

Si problem ajo ngriti qëndrimi i individëve jo të akredituar nëpër vendvotime. Por Mahmuti ka thënë se komisionerët duhet të jenë më vigjilent dhe të vlerësojnë situatën më mirë dhe të kërkojnë përkrahjen e policisë kur është e nevojshme, pasi ky institucion sipas rregullave nuk ka të drejt të hynë në vendvotime pa kërkesë paraprake.

Deputetja Valdete Bajrami nga subjekti NISMA, tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga ana e KQZ-së në informimin e qytetarëve rreth procedurave të votimit, porse procesin ajo e ka vlerësuar si të mirë. Si shqetësim ajo ngriti numrin e madh të votave të pavlefshme si dhe tendencat për të manipuluar vullnetin e qytetarit nga individ të caktuar. Sipas saj pastrimi i listave gjithashtu ka qenë problem edhe në këto zgjedhje.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, deputet i zgjedhur në zgjedhjet e 8 qershorit, tha se në përgjithësi nëse japim vlerësim, procesi ka ecur më miri se sa herët tjera, por nuk duhet lënë anash vështirësitë që ka pasur procesi si i tillë.  Ka pasur keqpërdorime të mekanizmit shtetëror nga pushtetarët, të infrastrukturës si automjeteve, truprojave e deri tek darkat e drekat për të vetmin qëllim, përfitimin e votave. Gjithashtu, ka qenë prezentë blerja e votave si dukuri, premtime të panevojshme dhe të palejueshme. E të gjitha këto veti mund të evitohen përmes një edukimi më të madh si të partive ashtu edhe të qytetarëve. Si vështirësi, ai ceki edhe vonesat e mëdha sa i përket procesit të numërimit dhe të certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

debatigjilan

Zijadin Maliqi, nga radhët e subjektit të LDK-së, tha se zgjedhjet e këtij viti si ato lokale dhe ato nacionale kanë qenë të suksesshme dhe shumë më të mira, krahasuar me të tjerat. Kjo e gjitha fal partive politike dhe edukatës së treguar nga ana e qytetarëve, por pa lënë anash disa defekte të vogla të cilat i ka karakterizuar zgjedhjet e 8 qershorit, e që do të duhej të punohej në atë drejtim. Si shqetësim z. Maliqi ngriti diskriminim që po u bëhet mërgimtareve dhe vështirësive që po hasin ata për të votuar, derisa edhe Bajram Hasani, kryetar i NISMA-s në Gjilan tha se  KQZ e KKZ nuk kanë bërë boll  për këtë proces  sidomos në  informimim e qytetarëve  se si të votohet. Edhe ai tha se është e  vërtetë se ka pasur keqpërdorime të  infrastrukturës shtetëror përgjatë fushatës.

Ramadan Mehmeti, nga organizata jo-qeveritare Agrofarm ka thënë se procesi ka ecur mirë dhe korrekt, ndërsa Shaban Terziu nga organizata Landsdown, potenconi se  votimet familjare duhet të zvogëlohen domosdo dhe duhet të punohet në këtë drejtim. Kurse, diskriminim që iu ka bërë mërgimtareve nuk duhet të përsëritet në zgjedhjet e ardhshme.

Derisa, gazetarja Vasilika Bunaj tha se e procesi zgjedhor ka qenë i mirë. Edhe bashkëpunimi nuk ka munguar, përveç siç theksoi ajo në ditën e zgjedhjeve KKZ-së nuk ka qenë bashkëpunuese në dhënien e informacioneve, porse si medium informatat është dashur të merren KQZ-së.

Xhejlane Mustafa nga Handikos u shpreh se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qenë të informuar sa duhet rreth procedurave të votimit dhe si shqetësim ajo përmendi mos ofrimin e kushteve të barabarta për ta, respektivisht infrastrukturën e nevojshme në qendrat e votimit.

Ilmi Hajdini, tha se nuk është bërë mjaftueshëm në aspektin e informimit, dhe si sfidë është se ende ka të rijnë që nuk din ende shkrime lexim e që janë votues. Prandaj, duhet të ketë më shumë angazhim. Duhet të punohet më shumë sa i përket edukimit të të rinjve rreth zgjedhjeve. Ai po ashtu, kërkojë nga deputetet nga Gjilani, angazhim më të madh veçanërisht për të rinjtë.

Pjesëmarrësit e vlerësuan me notë negative mospjesëmarrjen në këtë debat të përfaqësuesve nga KKZ të Gjilanit, edhe pse përkitazi me këtë me kohë u është dërguar ftesa nga organizatori.

Rekomandimet e dala nga ky debat janë:

  • Informim më i mirë për votuesit e rinj rreth procedurave të votimi.
  • Organizim më të mirë teknikë nga KKZ-së.
  • Sigurimi i kushteve të barabarta për votuesit.
  • Përzgjedhja e komisionerëve të përgjegjshëm .
  • Reformimi i ligjit zgjedhor të jetë prioritet për legjislaturën e ardhshme.
  • Pastrimi i listave të votuesve.
  • Edukimi i qytetarëve dhe zvogëlimi i rasteve të votimeve familjare dhe asistimit.

Ndërsa, në debatin e mbajtur në Komunën e Vitisë, procesi zgjedhor është vlerësuar pozitivisht porse pjesëmarrësit kanë thënë se ka pasur disa parregullsi. Për dallim nga zgjedhjet lokale, në zgjedhjet parlamentare numri i votave të pavlefshme ka qenë më i vogël në këtë Komunë. Sipas KKZ-në në viti janë 874 vota të pavlefshëm. Nga të pranishmit është kërkuar më shumë angazhim në organizim teknikë nga ana e KKZ-së si dhe të bëhet informim dhe vetëdijesim më i mirë i qytetarëve rreth procedurave të votimit në të gjitha pjesët. Është kërkuar po ashtu ndryshimi i ligjit zgjedhor, pasi ky në fuqi, ka krijuar komuna të privilegjuara dhe të diskriminuara.

Projekti “Vota juaj – Vendimi juaj” ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjve që kanë votuar për herë të parë  në zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 8 qershor si dhe edukimin e grave rreth procedurave të votimit të zonave rurale. Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar aktivitete të ndryshme që ndërlidhen me organizimin e debateve, takime me të rinj dhe qytetare, shpërndarjen e fletushkave dhe postareve me qëllim informimin e qytetarëve për procedurat që duhet ndjekur për të votuar. /RadioRINIA/