Home / Politika / Fetahi: takohet me familjaret e deshmoreve te UCK-së
10296554_574940229293429_9053178147824455426_n

Fetahi: takohet me familjaret e deshmoreve te UCK-së

Familjarët e dëshmorëve të UCK-së të Zonës Operative të Karadakut, kanë qenë nikoqir të kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së Fehmi Fetahi si dhe kandidatëve të tjerë Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi dhe Drita Maliqi-Zunce, të cilët i pritën sot në një darkë të shtruar në ambientet e “Vali Ranch”.

 “Për mua këto janë momente shumë emocionuese sepse most ë ishin familjarët tuaj që e dhanë edhe jetën për Kosovën tonë, unë as që do të kasha pas mundësinë të vija ndonjëherë këtu e lëre më të investoja”, ka thënë Fetahi.

fehmi_fetahi_2014

Fetahi më tej ka thënë se duhet të bashkohemi që të sjellim risi, të gjenerojmë vende të reja pune dhe investime nga jashtë për vendin tonë.

 Ndërkaq, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, tha se sakrifica e dëshmorëve është dhe jeta që ata e kanë dhënë për vendin tonë janë vlera më e madhe e lirisë që ne e gëzojmë sot.

 “Krahas të gjitha kategorive tjera shoqërore, me të cilat jemi takuar dhe do të takohemi në ditët në vijim, ju jeni e pakrahasueshme, sepse ju jeni ata që bartni simboli e jetërave të të gjithë atyre që nuk janë më në mesin tonë, por që na lanë ngado shpirtin e sakrificës dhe lirisë”, ka thënë Isufi.

 Isufi është shprehur i indinjuar nga mos ndryshimi dëshmitarë të të cilit jemi të gjithë ne edhe 15 vjetë pas luftës, ku nuk ka zhvillim, nuk ka vende të reja pune dhe gjendja sociale vazhdon të mbetet e rëndë. Ai i ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar me ata njerëz që dijnë të punojnë, që dijnë të zhvillojnë vendin që dijnë të arsimojnë dhe edukojnë.

 Drita Maliqi-Zunce, candidate nga radhët e LDD-së ka thënë se ajo i ka dhënë besimin e saj programit DREJTIM I RI, program ky i avancuar dhe i vetmi i gatshëm ti përmbushë mangësitë dhe dobësitë e këtij vendi.

 “Me besa-besë unë ju them se ditët më të mira po vijnë dhe ato do të ndodhin vetëm më Ramush Haradinaj kryeministër”, ka thënë në fund Maliqi-Zunce.

 Ndërkaq kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka thënë se përkulet para veprës së madhe të dëshmorëve tanë.

 “Akoma as sot nuk kemi arritur ta dërgojmë deri në fund amanetin e tyre, kemi humbur kaq shumë vite nga ata që janë thirrë kinse në vlera të luftës dhe besojë që tani është koha ti japim përkrahje atyre që përcjellin vërtetë vlerën e luftës në mesin tonë. Unë do të punojë për ju pa asjë kursim, do të inicojë projekte që ka kohë që i keni kërkuar dhe nuk keni gjetur zbatim, ndërsa ju them se punimet tek varrezat e dëshmorëve do të fillojnë shumë shpejtë dhe më në fund do ti japim pamjen e duhur të një vendi të shenjtë prej së vërteti, nga ku edhe përkulemi dhe marrim forcën për të nisur drejtimin tonë të ri”, ka thënë Kadriu.

 Ndërkaq në fund ka folur edhe Nijazi Idrizi, i cili ka thënë se gjithmonë në cdo program të madh në nivel vendi, familjet e dëshmorëve janë të pazëvendësueshëm.

 “Është turp dhe më shqetëson pa masë fakti që po bëhen vite që kur ne ende flasim për problemin e banimit të familjarëve të dëshmorëve dhe për mirëqenien e tyre sociale, kur ju i mbani fuqishëm themelet e lirisë së njerëzve që janë fliuar për këtë tokë. Prandaj, ju them se programi ynë bazohet në ato kërkesa që janë bazike për ju dhe që do të zgjidhen një herë e mirë”, ka thënë Idrizi.

 Në këtë takim kanë parrë pjesë familjarë të dëshmorëve të UCK-së, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me qeveritë paraprake ndërsa kanë treguar mbështetje të fuqishme për Aleancën në Gjilan. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,