Home / Politika / Fetahu: ka pritur ne një takim të rinjet e AAK-së
fehmi_Fetahi

Fetahu: ka pritur ne një takim të rinjet e AAK-së

Gjilan- Kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni, i shoqëruar nga struktura e tij, janë pritur nga pronari i “Vali Ranch” dhe njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës Fehmi Fetahu, si takim prezantues për të dyja palët.

Fehmi Fetahu, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e AAK-së, ka thënë se arsyeja e kësaj ftese ka pasur të bëjë pikërisht me prezantimin e tij si kandidatë para strukturës së të rinjve të Aleancës në Gjilan, sepse sic është shprehur ai, pikërisht një e ardhme më e mirë për këta të rinjë është arsyeja e kandidimit të tij.

Fetahu, ka folur për veten duke treguar se si ka arritur deri në pozicionin ku është tani, për sakrificat dhe sfidat që ai është dashur ti kalojë, ndërkaq ka thënë se ka pasur vetëm një arsye për kandidimin e tij, e para vet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe e dyta të rinjtë, për të cilët ai dëshiron të punojë që ti ofrojë kushte dhe një të ardhme më të mirë.

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar i komunës si dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu, i cili edhe njëherë tjetër ka falenderuar strukturën e të rinjve në Gjilan për angazhimin e tyre të deritanishëm, ndërsa ka thënë se vazhdon të jetë krah i fuqishëm i sukseseve të Aleancës në Gjilan deri më sot.

Nënkryetari i AAK-së në Qendër, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidat për deputet Ahmet Isufi, ka thënë se e ardhmja edhe shtylla kryesore e zhvillimit të një shteti dhe padyshim shtylla kryesore e AAK-së, subjekt ky i cili gjithmonë ka ofruar hapësirën e merituar për të rinjtë e saj.

Poashtu para të pranishmëve ka folur edhe Xhevat Bekteshi, anëtarë i kryesisë së AAK-së në Gjilan, i cili ka falenderuar kryetarin e ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni dhe strukturën e tij për përkushtimin e tyre në sjelljen e rezultateve të njëpasnjëshme.

Ndërkaq, në fund kryetari i të rinjve të Aleancës në Gjilan Labinot Hyseni, ka thënë se si strukturë do ta mbështesin kandidaturën e pesë deputetëve nga Gjilani pa dallim, duke cekur se ARK-ja në Gjilan do të përkrahë kryetarin e Degës së AAK-së Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së Ahmet Isufi si dhe tre kandidatët tjerë Nijazi Idrizi, Fehmi Fetahu dhe Magbule Shkodra dhe për këtë madje janë krenar që do të qëndrojnë prapa pesqes më të mirë dhe më profesionale në të gjithë Kosovën. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,