Home / Politika / Fjala e shefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së Avdyl Aliu
foto

Fjala e shefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së Avdyl Aliu

Gjilan – Fillimisht dua të ju faleminderoj që këtë kohë e keni ndarë nga koha e juaj e vlefshme dhe po ja kushtoni kësaj konference të shtypit e cila ka të bëjë me reagimin e dy këshilltarëve të kuvendit komunal nga radhët e  PDK-së, thot Avdyl Aliu shef  i grupit të këshilltarëve të LDK-së .

Me mua jan edhe drejtorët komunal z.Ramiz Ramadani dhe z.Valon Shefkiu.

Qëllimi i reagimit është shmangja nga dezinformimi i qytetarit të komunës së Gjilanit nga këta dy këshilltarë komunal.

Menjëherë, po atë ditë me 31 korrik 2014 dhe mu në sekondat e para të fillimit të vërshimeve nga shiu i rrëmbyeshëm, Kryetari Haziri ka reaguar duke i lënë anash punët e përditshme, punët rutinë dhe me gjithë të tjerët i janë përkushtuar tejkalimit të gjendjes së rëndë  të krijuar nga vërshimet.

Shpejt i ka ndarë detyrat dhe të gjithë menjëhere kanë qenë në aksion mbrenda mundësive reale që i kemi si komunë, i ka vu në funksion të situatës zjarrëfikësit, kompanitë publike dhe private, e ka ftuar popullatën për ndihmë dhe popullata iu ka përgjigjur thirrjes së kryetarit duke vu në funksion edhe mekanizmat e ndryshëm, përfitoj prej rastit që t’i faleminderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë situatë e të tillë ka pas mjaft.

Kryetari gjithashtu i ka ftuar edhe subjektet politike për bashkëpjesëmarrje në tejkalim të situatës, të gjithë i janë përgjigjur kësaj thirrje përpos subjektit të kolegëve zhurmagji nga PDK-ja të cilët kanë sabotuar dhe këto momente të krizës ata veq e kanë ushtruar zanatin e tyre që e njohin ma së miri: të bëjnë sehir dhe të gënjejnë.

Më 01.08.2014 kryetari ka formuar komisionin 7 anëtarësh për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet. Ky komision ka punuar deri më 04 gusht 2014 duke e paraqitur punën e tijë me një raport për objektet e dëmtuara sipas destinimit.

Sot po bisedojmë për këto dëme nga vërshimet, a kanë mundur mos ndodhë këto dëme, une them po kanë mundur mos me ndodhë, nuk po them duhet me ndal shiun, ky është një shi i zakonshëm .

Për 6 vite të qeverisjes PDK me Gjilanin apo më mirë me thanë 6 vite të shkrryerjes së qytetarëve nga ajo “qoftë larg qeverisje” nuk është punuar rrjeti i ri i kanalizimit fekal dhe atmosferik në komunë, sikur të ishin punuar këto, sot nuk do ta kishim këtë problem.

E thash që ky është shi i zakonshëm, kështu bie shi edhe në Drenicë po atje s’kanë probleme sepse i kanë kryer punët.

Këta zhurmagjinjtë e PDK-së e kanë rrjep qytetarin e Gjilanit duke i vjelë taksat e qytetarëve të Gjilanit dhe duke i quar në Drenicë dhe gjetiu. Një pjesë të potencialit material këta e ndalën në Gjilan, jo për projekte po për restaurane dhe hotele, e dijnë mirë ata se çfar fatura të restauraneve  kanë procesuar për pagesa në fund të vitit 2013 e çfar faturash paguajmë edhe sot. Leje që kanë ngrënë vet zhurmagjintë e PDK-së  po në fund kanë porositur  ushqim edhe për bijat që i kanë pas n’t’panë.

Kjo nuk do të ndodhë më.

  • Nuk ka me hargju një veturë me 2000 kubik 36 lit/100 km
  • Nuk ka me ndodhë që një veturë me defekt  zero km qarkullim të figuroj se është pastruar 24 herë
  • Nuk ka me ndodhë që mbrenda 1 dite automjetet e komunës të bëjnë mbi 8000 km
  • Nuk ka me ndodhë që drunjtë e konfiskuar komuna t’ia shet një operatori diçka mbi 20 euro dhe nga e njejta kompani drunjët e njejtë t’i blejë mbi 40 euro /m³.

Në reagim  dy zhurmagjinjët e kanë përmend edhe tërmetin, PDK-ja nuk ka lënë guri pa lëvizë nga dyshimi për keqpërdorime, nuk ka lënë asnjë instancë gjyqësorë pa e dërguar këtë lëndë, bile së fundi edhe në Eulex e përgjigjja nuk ju ka pëlqye. Ja këtu me vehte e kam Aktvendimin nga Zyra e Prokurorëve Special të Kosovës me nr. 124/2003 i lëshuar sipas kërkesë së datës 17.12 2013, ndërsa aktvendimi e ka datën 05.11.2007. Prandaj, kolegët këshilltarë nga PDK-ja po të kishin pasë pak moral edhe sinqeritet ish dasht me kërku falje edhe njëherë e mirë me mbyllë gojën për këtë çështje, po e keqja është që atë ditë kur e ka shpërnda Zoti moralin dhe sinqeritetin këta kolegët e PDK-së nuk kanë qëlluar në shtëpi dhe kanë mbet pa të.

Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes dhe të përpilimit të listave të përfituesve të ndihmave të tërmetit në komision ka qenë anëtari i PDK-së i cili ka nënshkruar të gjitha listat dhe  të cilin sot këta dy zhurmagjijtë e kanë shef të PDK-së në Gjilan.

Këta nuk i besojnë shefit të tyre, këta nuk i besojnë gjykatave, nuk i besojnë institucioneve, me një fjalë këta nuk besojnë në asgjë, nuk janë istitucionalista sepse janë PDK.

Një e vërtetë në reagimin e këtyre dy zhurmagjinjëve  qëndron, është fjala që kanë thënë se Luta po lutet në xhami, kjo është e vërtetë.

Luta dhe i gjithë xhemati i tijë e që e pamë se Luta kish shumë xhematë, janë lutur shumë në xhami edhe a e dini cila ka qenë lutja “O zot qoj në shpi këta keqbërës “ e Zoti si duket e bani kabullë këtë lutje edhe i qoj në shpi nihere, e pastaj pale ku e kan bo vendin.

Qytetari i Gjilanit e ka humbur besimin në subjektin politik të këtyrë zhurmagjinjëve, e ka zënë me preq n’dorë, e përzuri, këta do të duhej të ishin duke u marrë me vetvehten e jo me të tjerët, këta do të duhej të ishin duke analizuar shkaqet e humbjes së tyre, do të duhej të ishin duke u marrë me vërshimet që kanë ndodhë në partinë e tyre.

Njeriu i menqëm mund ta kryej punën e tijë pa pasur nevojë për dredhi dhe për gënjeshtra, përdorimi i dredhisë dhe gënjeshtrës vjen nga pazotësia.

Gënjeshtari kapet më kollaj se topalli. Gënjeshtari dhe dredhia janë një jorgan i ngushtë dhe i shkurtë, kur e mbulon një anë të qëllimit të mbrapshtë, e zbulon anën tjetër.

Vet Riadi e përmendi një ditë në Kuvend atë historinë e Pinokut që sa më shumë gënjen i rritet hunda,  t’ua them të vërtetën Riadi i tërë është bërë hundë.

Mos qofsha në lëkurën e tijë, thot Aliu. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,