Home / Politika / Forumi Gruas së LDK-së, ngreh zërin kunder punsimit te gruas së Qemajl Mustafes ne PTK
ldk_grat_gjilan

Forumi Gruas së LDK-së, ngreh zërin kunder punsimit te gruas së Qemajl Mustafes ne PTK

Gjilan – Thirrje Prokororise së shtetit qe ta hetoj punsimin e gruas së Qemajl Mustafes ne PTK.

Forumi i Gruas i LDK-së, dega ne Gjilan, ngreh zërin e protestës pas nje informate shume te besueshme se ish Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka punesuar gruan e tij ne PTK, duke anashkaluar çdo precedure dhe ate duke anashkaluar femra me kualifikime shume me të avansuara se sa gruaja e zotriut ne fjale.

Ne jemi thelle te brengosura nga shkelja qe ju be institucionit te konkursit ne PTK, e ku u punesua gruaja e Qemajl Mustafes, dhe u eliminuan femra larg me te pergatitura profesionalisht e te cilat ne pamundesi qe te bëjne diçka me shume jan drejtuar tek ne për ti mbrojtur të drejtat e tyre, ngase ato të vetmen shprese e shohin tek LDK, thuhet ne reagimin e LDK-së.

Ne duke pare keto shkelje te cilat po ndikojn negativisht tek qytetaret dhe ne pamundesi qe te ndikojm ne stopimin e ketyre padrejtesive ku nepotizmi  eshte ne cdo institucion qe drejtohet nga ish partia ne pushtet, i bejme thirrje prokurorise se shtetit qe sa me pare te marr masa dhe te hetoj kete rast, ne te kunderten jemi te detyruara ti drejtohemi EULEX-it dhe perfaqesive diplomatike te shteteve mike tona.

Sa eshte e turpshme aq eshte edhe mekat qe t`ia mohosh te drejten me elementare nje femre e cila ka bere mundi qe te shkollohet dhe sot ne  vend te saj vie dikush e pa pergatitur per ate vend por qe eshte pjese e klanit qe kan uzurpuar cdo institucion dhe kompani publike, njerez keta qe edhe diellin po mundohen te na ndalin.

Ne do te dalim edhe publikisht ne mbrojtje te kësaj të drejte me organizimin e ndonje proteste qe ti thuhet STOP NEPOTIZMIT nje here e përgjithmone. thuhet ne reagimin e Kryesise së F.G. te LDK-se, dega ne Gjilan. /RadioRINIA/