Home / Politika / Fushata e PDK-së së Gjilanit nisë nga brezi kufitar
pdk_gjilan

Fushata e PDK-së së Gjilanit nisë nga brezi kufitar

Gjilan – Kandidatët e PDK-së për Deputet në Kuvendin e Kosovës janë mirëpritur sot nga banorët e fshatit Stublinë, Dobrosinë dhe fshatrat tjera përreth brezit kufitar, duke i uruar fitoren e tretë të radhës së PDK-së dhe kandidatëve të Gjilanit, të cilët janë ndër më të mirët në listën e PDK-së.

Ata shprehën gadishmërinë për të mbështetur fuqishëm kandidatët e PDK-së sepse kontributi i tyre për qytetarët e Gjilanit ka qenë i madhë, sepse komuna e Gjilanit ka investuar në infrastrukturë në këtë pjesë të kufirit.

Kandidatët u shprehën bindjen e thellë se me këtë vullnet tuajin do të arrihen qëllimet tona për të qeverisur me Kosovën dhe për të realizuar Misionin e ri të PDK-së dhe të arrihen edhe qëllimet tuaja për një jetë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Ne jemi dëshmuar se dijmë, mundemi dhe guxojmë të marrim vendime të mëdha dhe të rëndëshme për komunë dhe Kosovën. /RadioRINIA/