Home / Fushata Zgjedhore / Gjermani: Eskalon konflikti mes familjes shqiptare dhe asaj turke
gjermani

Gjermani: Eskalon konflikti mes familjes shqiptare dhe asaj turke

Hamburg  – Vrasja e shqiptarit Sokal B. dhe plagosja e vëllaut të tij të shtunën në Hamburg të Gjermanisë eskalon në konflikt të paparashikueshëm mes dy familjeve të mëdha- njëra me prejardhje shqiptare dhe tjetra turke- Ato luftojnë njëra tjetrën deri në vdekje.

Në vendin e ngjarjës në Hamburg-Wilhelmsburg, ka dalë policia.

Të involvuarit, megjithatë nuk dëshironin të flisnin me organet e rendit

Gjakderdhja mes dy familjeve të hasmuara duket se do thellohet edhe më tepër.

Tash është gjetur në një banesë në Dahlgrünring (Hamburg-Wilhelmsburg) një turk 47 vjeçar me një plagë të shkaktuar me armë të ftohët.

Ömer B. thotë megjithatë, se është lenduar nga një vazo lulesh.

Organet e rendit kanë gjetur në vendin e ngjarjës, jashtë shtëpisë, gjurmë gjaku…tre musafirët e tij (30, 33, 34) nuk dinin ta shtjellonin këtë ndodhi.

Zëdhënësja e policisë, Ulrike Sweden: Të involvuarit nuk duan të japin hollësira mbi këtë ngjarje“.

Policia ka arresatuar në Dahlgrünring vetëm një polak, i cili po verifikohet dhe ndaj të cilit ekzistonte një fletarrest.

Mbi ngatërresen e dy familjeve të mëdha, supozohet se bëhet fjalë për një grindje të bizneseve të drogës, ai nuk donë t’ia dinë, thuhet në të përditshmën Bild.

Jo më larg se para pesë ditësh, në mbrëmjën e së shtunës, në Hamburg, ka ndodhur gjakderdhja mes dy klaneve. Ku ka mbetur i vdekur shqiptari Sokal B. dhe rëndë i plagosur vëllau i tij Ramadan B.

Ndërkohë që policia ka arrestuar turkun 38 vjeçar Ahmed B., 35 vjeçarin Bilal B dhe 29 vjeçarin Mehmet B. si të dyshuar kryesor të kësaj vrasjeje. Të gjithë të involvuarit po heshtin, thuhet mes tjerash.

Policia njofton se hetimet po vazhdojnë.    /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,