Home / Lajme / Gjethet ndër shkaktarët më të mëdhenj të alergjisë gjatë stinës së vjeshtës
vjeshta foto

Gjethet ndër shkaktarët më të mëdhenj të alergjisë gjatë stinës së vjeshtës

Ngrohja dhe ajri i thatë tërheq parazitët dhe bakteret e pluhurit, fekalet e të cilave janë të lidhura me astmën, ndryshimet e temperaturës shkaktojnë skuqjen dhe kruarën e lëkurës, ndërsa alergjinë mund ta shkaktojnë edhe gjethet e mykura.

Alergjitë përveç në pranverë janë të shpeshta edhe në vjeshtë, ndërsa shkaktarët kryesorë janë parazitët dhe myku nga gjethet që kalben.

Ato ndikojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë irritimin e lëkurës, ka theksuar dr. Matthew Buckland, imunolog në Spitalin mbretëror në Londër.

Parazitet më të shpeshta janë në vjeshtë dhe dimër, ndërsa shumimit të tyre i kontribuon edhe ngrohja dhe ajri i thatë. Fekalet e tyre mund të shkaktojnë astmën, ekzemën dhe inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes, përcjell Daily Mail.

Për të parandaluar shfaqjen e parazitëve çdo ditë ajrosni ambientet, çarçafët lani në minimum 60 shkallë dhe nëse është e mundshme rrobat thani jashtë. Kafshët prej pelushi po ashtu janë fole e vërtetë e parazitëve, dhe për t’i larguar lodrat duhet t’i fusni për shtatë orë në frigorifer, këshillon profesori Jean Emberlin.

Gjethet e kalbura, respektivisht sporet e mykut mund të shkaktojnë alergji dhe teshtitje, njëlloj si edhe bimët me lulëzim të vonshëm si pelini i egër, hithrat, etj. Kini kujdes me futjen e luleve në shtëpi, veçanërisht me barbarozat, sepse dheu është i pasur me spore të rrezikshme që mund të shkaktojnë reaksion alergjik.

Nëse alergjitë shkaktojnë probleme me frymëmarrje gjithsesi këshillohuni me mjekun tuaj.

Ftohje apo alergji?

Teshtima për shkak të alergjisë përsëritet, dhe ndonjëherë mund të teshtini edhe nga 10 herë radhazi, derisa në të ftohur teshtijmë në intervale më të mëdha. Po ashtu, mukoza te alergjitë është e pastër, ndërsa te ftohja e verdhë, e gjelbër ose ngjyrë kafe, ka shpjeguar farmaceuti britanik Stephen Foster.

Sa i përket rrjedhjes së hundës dhe teshtimës, këto janë simptoma karakteristike edhe për ftohjet edhe për alergjitë. Te ftohja këto simptoma janë të vazhdueshme dhe kalojnë pas disa ditësh, ndërsa i përcjell temperatura e rritur trupore, derisa te alergjitë shfaqen kohë pas kohe.

Alergjitë më së lehti do t’i njihni nëse simptomat shfaqen gjatë aktiviteteve të caktuara ose vetëm në pjesë të caktuar të ditës, ka shtuar Buckland.

sa bukur

Kini kujdes çfarë pemësh dhe perimesh hani

Alergjenët në barishtet e këqija mund të reagojnë me pemët dhe perimet çka mund të shkaktojë reaksion alergjik. Poleni i pelinit të egër (Artemisa vulgaris) reagon me mollë, selino dhe karota, ndërsa kjo është e mundshme sepse struktura e proteinave në barishte të këqija është e ngjashme me proteinat në ushqim të caktuar, ka shpjeguar profesor Emberlin.

Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që të mbahet ditari dhe të përcillet ushqimi të cilin e hani për të vënë re me kohë se çka nxit reaksionin dhe përkeqëson simptomat.

Moti i vjeshtës ndikon edhe në lëkurë

Përveç problemeve me rrugët e frymëmarrjes, alergjitë janë të lidhura edhe me problemet e lëkurës. Ndryshimet e papritura në temperaturë ose të ftohtit e madh mund të shkaktojnë skuqje ose kruajtje. Fjala është për të ashtuquajturën urtikaria, ka theksuar dermatologu Andrew Wright nga Universiteti Bradford.

Skuqja mund të shfaqet në tërë trupin ose vetëm në pjesë të caktuara, ndërsa simptomat mund të zgjasin edhe nga disa orë. Këtë sëmundje mund ta diagnostikoni edhe vetë, ashtu që në lëkurë vëni copë akulli dhe përcillni ndryshimet. Nëse në vendin ku keni vënë akullin shfaqet skuqja gjithsesi lajmëroni mjekun, ka shtuar.

Ndonjëherë urtikaria e shkaktuar nga të ftohtit mund të shkaktojë ënjtjen e indit, dhimbjen në stomak, punën e parregullt të zemrës dhe problemet me frymëmarrje.

Shmangeni leshin

Njerëzit që kanë probleme me ekzema të lëkurës duhet të shmangin rrobat prej leshi. Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga ai, le të jetë shtresa e parë e veshjes nga 100 për qind pambuk, ka shpjeguar profesori Wright.

Përveç kësaj, për lëkurë kujdesuni me kremra hidratuese, sepse lëkura e thatë është më e ndjeshme ndaj irritimeve.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,