Home / Politika / Gjilanasit i besojnë Akademisë së LDK-së
ldk_gjilan_ks

Gjilanasit i besojnë Akademisë së LDK-së

Gjilan – Tubim me përmasa të jashtëzakonshme është mbajtur sonte në fshatin Livoq i Ulët, në organizim të përbashkët edhe të lagjës së “Blinajës” dhe “Lagjës së VIII-të”, në mbështetje të kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjilani.

Në ambientin e fantastik që kishin përgatitur banorët e të tri lokaliteteve, qindra aktivistë mbetën jashtë sallës, cka e dëshmon sërish se Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitojë edhe më bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Në tubim ishte i pranishëm kryetari Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti dhe aktivistë e veprimtarë të partisë.

Këta pesë kandidatë do të kujdesen që Gjilani të ecë përpara, duke ndikuar në sjelljen e investimeve të mëdha në të mirë të gjilanasve, është thënë, ndër të të tjera, nga përfaqësuesit e lokaliteteve të sipërpërmendura.

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, me të marrë fjalën, tha se kemi arritur ta heqim frikën e qytetarëve të Gjilanit në zgjedhjet e fundit dhe këtë frikë duhet ta heqim edhe në Kosovë

“Muhagjeri po sillet me premtime boshe, por ka ardhur koha që Gjilanin sërish ta rikonfirmoj se s’ka vend për ata që e dërrmuan këtë vend. Kemi arritur ta heqim frikën e qytetarëve të Gjilanit, të të gjitha niveleve dhe këtë frikë duhet ta heqim edhe në Kosovë. Kosova është më keq se në vitin 2007. Varfëria është rritur shumë”, tha Haziri.

Ai ka shtuar se “LDK më nuk bënë kompromise sa i përket postit të kryeministrit, sepse Isa është njeri që di t’i zgjidh problemet e ekonomisë, arsimit, bujqësisë e shëndetësisë. Ju faleminderit që na keni dhënë mundësinë të qeverisim në Gjilan, dhe ju kërkoj që të na jepni mundësinë të qeverisim me Kosovën”.

Njeriu që mori hic më  pak se 26 mijë vota në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, pohoi se për ta krjijuar një qeveri të fortë, duhet t’i mbështesni kandidatët tuaj për deputet për t’i dhënë mundësi të mëdha zhvillimi Gjilanit.

Haziri theksoi se “Qysh ua kemi hequr stupcin, do t’ua heqim edhe hajninë dhe qeverisjen aziatike. Ushtarët e Rugovës janë betu për me fitu”.

E tash, i vie radha mesazheve të pesë kandidatëve për deputet nga Gjilanit për të shpalosur cështjet e tyre.

“Kemi ardhur në dakikun e duhur që LDK me njerëzit e saj më të mirë, të qeveris me Kosovën me qeverisje të ndershme, me punë kolosale, me angazhim për të përparuar resorët e rëndësishëm të shoqërisë kosovare, që janë degraduar skajshmërisht”, tha Lirije Kajtazi.

“Bashkarisht e fituam një sfidë në zgjedhjet lokale dhe sfida tjetër është që të fitojmë qeverinë, për t’i rrëzuar ata që e denigruan këtë Kosovë dhe e katandisën. Më 8 qershor, ashtu sic kemi vënë një rekord në zgjedhjet lokale, do ta vëmë edhe një record tjetër në zgjedhjet nacionale me mbështetjen e fuqishme për LDK-së”, është shprehur Murat Hoxha.

“Jam krenar për të gjithë ekipin e LDK-së. Duhet ta votoni LDK-në të gjithë sepse i gjithë Gjilani është cu n’këmbë për ta fituar. Ne dimë mundemi dhe ia dalim, por jo vetëm, me juve patjetër. Dilni masovikisht në zgjedhje ta kurorzojmë edhe fitoren në zgjedhjet nacionale”, ka qenë, ndër të tjera mesazhi i kandidatit Naim Behluli.

“Unë po shoh këtu përkrahës të të gjitha moshave. Ju jeni ushtria më besnike e Ibrahim Rugovës që do ta konfirmoni fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit. Kjo qeveri nuk u ka dalë në ndihmë qytetarëve të saj sepse nuk kanë qenë njerëzit e duhur ata që i janë dashur Kosovës. Më të mirët janë njerëzit e Akademisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët do t’i dalin në ndihmë qytetarëve të saj, për t’u mundësuar jetë të dinjitetshme. Ne mundemi bashkë me ju”, tha kandidati Sabit Rrustemi.

“Sonte edhe bujqit, edhe prindërit, edhe nënat edhe krejt Livoqi, Blinaja, e lagja e VIII-të, janë prezent për të mbështetur platformën e LDK-së dhe për këtë ju falënderoj shumë. Ata që keq qeverisën e i plaqkitën qytetarët e saj në të gjitha aspektet, duhet të shkojnë n’shpi.  Krejt këto i bënë ata që premtuan rrena e mashtrime. Alternativa e vetme më 8 qershor është që ta rilindim edhe njëherë demokracinë në Kosovë, ashtu qysh e rilindëm në Gjilan, për t’i garantuar qytetarëve punësim, zhvillim ekonomik, përparim të arsimit, shëndetësisë, kulturës, sportit etj”, ka përfunduar tubimi me mesazhin e Fatmir Rexhepit. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,