Home / Politika / Gjilanasit rikonfirmuan besimin e madh në LDK
largea_ldk-gjilani_2014

Gjilanasit rikonfirmuan besimin e madh në LDK

Gjilan-Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, falënderon të gjithë qytetarët e Gjilanit, të cilët me 8 qershor dëshmuan edhe njëherë kulturën e lartë qytetare, demokratike e institucionale dhe vendosmërinë që procesi i votimit është siguria dhe garanca më e madhe që njerëzit e japin për jetën e tyre dhe për shtetin e tyre.

LDK në Gjilan, krahasuar me zgjedhjet komunale të nëntorit, ka rritje të votave prej 1 për qind dhe për këtë u jemi falënderues përjetë qytetarëve, të cilët e rikonfirmuan edhe njëherë se fryma Rugoviane mbizotëron fuqishëm.

Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, falënderon Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilët kanë qenë në gjendje gadishmërie në çdo moment për të intervenuar aty ku ka pasur nevojë gjatë ditës së zgjedhjeve.

Së bashku me qytetarët, LDK në Gjilan do të festoj në mënyrën më të mirë fitoren e madhe, ndërsa ata që kanë festuar mbrëmë ishin humbësit më të mëdhenjë në Gjilan, të cilëve gjilanasit i dhanë një flakaresh të fortë, duke i zhvendosur në vendin e tretë. /RadioRINIA/