Home / Kultura / Gjilani feston Ditën e Çlirimit
Gjilani-2017

Gjilani feston Ditën e Çlirimit

Gjilan – Komuna e Gjilanit sot po feston ditën e çlirimit ku përveç homazheve te varrezat e dëshmorëve sot është bërë edhe zhvendosja e shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të cilët kanë rënë në vitin 1984 në Kodrën e Trimave.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se për këtë ditë të bardhë, familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre.

“Në këtë ditë, të gjithë ata që janë dëshmitarë të kohës, të gjithë ata që e përjetuan 18-vite më herët ditën e çlirimit të Gjilanit duhet të ndihen krenarë, duhet të tregojnë respekt dhe mbi të gjitha duhet të marrin mbi vete tërë atë angazhim në përgjithësi që kanë ndaj atyre që këtë vend e bënë me nam, me nderë dhe të lirë”.

Gjilani-2017_200

“Familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre. Duhet t’i respektojmë e nderojmë edhe veteranët e luftës që rastësia ka dashur që ata janë gjallë”, ka thënë Haziri.

gjilanifeston
Ndersa drejtori i Kulturës, Bashkim Nexhipi i cili tha se “sot ka qenë një ditë e veçantë për Gjilanin”.

Nexhipi ka treguar se për nder të kësaj dite ka nisur edhe festivali i valleve ku performojnë ansambli nga Elbasani. /RadioRINIA/

Live -Gjilan -Festivali i këngës dhe valleve popullore-Urime Dita e çlirimit Gjilanas..

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,