Home / Politika / Gjilani përkrahë masovikisht Lutën dhe pesë ushtarët veteran të Ibrahim Rugovës
ecjee

Gjilani përkrahë masovikisht Lutën dhe pesë ushtarët veteran të Ibrahim Rugovës

Gjilan – Lutfi Haziri në një bashkëbisedim me qytetarët gjilanas tha se Hashim Thaçi dëshiron të bëjë diçka që do të cilësohet si “gjest historik” i tij.

“Për të bërë ndonjë veprim “historik”, si puna e mbledhjeve nëpër trotuare ose duhet të flas për ushtarët e UÇK-së, ose duhet të flasë për fondin mashtrues të tij, t’i largoj dhunshëm kandidatet e tij nga skena, apo duhet të bëjë selfie” tha Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan, njëherit kryetar komune, duke e krahasuar figurën e Thaçit me figurën e shokut Zylo.

“Njerëzit si puna e kryeministrit në largim që  kapen pas panikut të humbjes që po i pret, duke luajtur rolin e frikacakut nga ushtarët besnik të Ibrahim Rugoves nuk krahasohen me ne. Ne e dimë të gjithe miq të mij, se ai vet publikisht mohoi që ishte pjesë e luftës së fundit në Kosovë, ndërsa sot në një tubim të improvizuar nga militantë të tij, foli për luftën dhe luftëtarët e lirisë, duke ia huqur në secilin minut të fjalimit të tij”, pohoi shtoi Haziri

“Nëse i pengojnë ushtarët e Ibrahim Rugoves është punë e tij, por që nuk përmbahet nga emocionet e panikut të humbjes që po e pret me 8 qershor, ky nuk është faji ynë. Unë e kam shpjeguar edhe më herët çështjen e ushtarit besnik, mirëpo ai nuk e ka kuptuar asnjëherë këtë rol” tha Haziri.

Haziri tha se LDK është më e vjetër se edhe vet shumica e fëmijëve tanë me bagazh  historik të lavdishëm me më shume se dy dekada bashkë, duke i dhënë hijeshi ushtarit, mësuesit, doktorit, sportistit e gjithë atyre njerëzve që janë rreshtuar në vargun e ecjes për Liri, Pavarësi e Demokraci, ku pa dyshim pjesë e këtij vargu kanë qenë edhe një pjesë e madhe e shokëve të Hashimit.

“Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur, me një fjalë, askushat, duke dashur të bëhen faktorë të mëdhenj ngjiten pas vogëlsirave të të mëdhenjve, dhe ato duan t’i bëjnë të mëdha, duke u dhënë epitete negative, sipas qejfit të tyre, sipas mendjes së tyre idioteske, për xhelozinë dhe panikun që ata kanë. Kur hiç politikani, thotë se është politikan, e ata që janë të dëshmuar, nuk dinë gjë…pra këtë po mundohet ta bëjë Hashim Thaçi. Është e kotë sepse nuk e falin sot ushtarët e Ibrahim Rugovës. Ata janë çu në këmbë për ta bërë ndryshimin e madh më 8 qershor.”, është shprehur Haziri.

Në fund Haziri iu bëri thirje gjithë qytetarëve, jo vetëm të Gjilanit, por të gjithë Kosovës që të rreshtohen në Ushtrinë e Ibrahim Rugoves për ta bërë ndryshimin e madh për fëmijët tanë, për ta bërë Isa Mustafën kryeministër dhe per ta udhëhequr Kosoven ashtu siç e meriton. /RadioRINIA/