Home / Politika / Gjuriq: Mustafa ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejtë
gjuriq-mustafa-ka-th-euml-n-euml-nj-euml-g-euml-njesht-euml-r-t-euml-drejtp-euml-rdrejt-euml_hd

Gjuriq: Mustafa ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejtë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka interpretuar jo saktësisht epilogun e raundit të fundit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug.

Ai ka vënë në dukje, se kjo në veçanti vlen për deklaratat lidhur me hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave serbe, transmeton Telegrafi.

“Pohimi se mbrëmë është arritur marrëveshje që Statuti i AKS-së të hartohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Mustafa ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejtë”, ka deklaruar Gjuriq.

Ai gjithashtu e cilëson gënjeshtër, edhe pohimin e Mustafës se nuk është arritur marrëveshje që të fillojë menjëherë hartimi i Statutit të AKS-së.

“Mjafton të lexoni deklaratën e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, dhe të konstatoni nëse pohimet e Mustafës janë të vërteta apo të rreme”, ka shtuar Gjuriq. /RadioRINIA/